728 x 90

Kapitulli 24 – Drejtësia, Liria dhe Siguria – është pjesë e Grupkapitullit 1 – Themeloret dhe negociatat për këtë kapitull janë të hapura. Qëllimi i tij është të mbështesë dhe zhvillojë më tej Bashkimin Europian si një hapësirë lirie, sigurie dhe drejtësie. Kapitulli kërkon forcimin e kapaciteteve administrative dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, veçanërisht ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit dhe institucioneve të tjera përkatëse, në përputhje me standardet e BE-së. Një polici profesionale, efikase dhe e besueshme është një element i rëndësishëm i këtij kapitulli. Një pjesë veçanërisht e rëndësishme lidhet me acquis-in e Schengen-it, i cili synon heqjen e kontrolleve në kufijtë e brendshëm dhe garantimin e lëvizjes së lirë brenda hapësirës Schengen. Çështjet kryesore të mbuluara nga ky kapitull përfshijnë:

  1. luftën kundër korrupsionit;
  2. luftën kundër terrorizmit;
  3. bashkëpunimin në fushën e drogës;
  4. migracionin e ligjshëm dhe të parregullt;
  5. azilin;
  6. menaxhimin e kufijve dhe acquis-in e Schengen-it;
  7. bashkëpunimin gjyqësor në çështjet penale dhe civile.

Prioritetet dhe sfidat kryesore përfshijnë forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, përmirësimin e menaxhimit të kufijve dhe sistemit të azilit, luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, si dhe forcimin e bashkëpunimit me Europol-in dhe agjencitë e tjera përkatëse të BE-së.

►Promovimi i kërkimit shkencor dhe thellimi i kurrikulave universitare mbi pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, 23 qershor 2026
►Bashkëpunimi Polici–Media: Liria e Shprehjes dhe Siguria Publike në Procesin e Integrimit Europian, 10 qershor 2026
►Forcimi i kapaciteteve ligjzbatuese përmes arsimit policor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar: roli i Akademisë së Sigurisë në procesin e integrimit europian, 7 prill 2026
►Forcimi i kapaciteteve institucionale dhe praktikat më të mira për funksionimin e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve (ARO), 25 mars 2026
►Fuqizimi i Përgjigjes së Shqipërisë ndaj Krimit Kibernetik dhe Mbrojtjes së Fëmijëve në Internet: Përmirësimi i Kuadrit Ligjor dhe i Kapaciteteve Institucionale, 15 janar 2026
►Informimi dhe Ndërgjegjësimi mbi Fintech – Risitë dhe Rreziqet në kuadër të Luftës Kundër Pastrimit të Parave, 30 tetor 2025
►Rëndësia për edukimin e publikut për pastrimin e parave – Forcimi i bashkëpunimit me aktorët jo-shtetërorë, 21 maj 2025
►Objektivat prioritare në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Migracionin 2024-2030 - Menaxhimi i migracionit të parregullt dhe bashkëpunimi me Frontex, 31 janar 2024
►Udhërrëfyesi për Shtetin e së Drejtës dhe Hapat e Ardhshëm pas Hapjes së Negociatave për Grupkapitullin 1: Themeloret, 7 Dhjetor 2023
►Migracioni i parregullt dhe rritja e rrezikut të kontrabandimit në Shqipëri – mbrojtja e të drejtave të migrantëve dhe bashkëpunimi ndërinstitucional, 06 Mars 2023
►Lufta kundër Krimit Kibernetik në Shqipëri – Sfida të reja në kuadër të procesit të integrimit në BE, 08 Shkurt 2023
►Pastrimi i parave – Kërkesat e BE-së për Shqipërinë në luftën kundër krimit të organizuar, 30 Qershor 2022
►Sistemi i bashkëpunimit gjyqësor në çështjet civile dhe tregtare, 27 Maj 2022
►Trajtimi i Çështjeve të Refugjatëve – Skemave e Kuotave në BE dhe Sllovaki – Mësime të Nxjerra për Shqipërinë, 21 Korrik 2021
►Miratimi i Strategjisë për Migracionin e Rregullt dhe të Parregullt: Sfida në Monitorimin dhe Përmbushjen e Kritereve Ndërkombëtare, 28 Shkurt 2020
►Politikat e Migracionit dhe Azilit, 18 qershor 2015
►Krimi kibernetik dhe siguria kibernetike në Shqipëri: Sfidat e reja në kuadër të procesit të integrimit, 24 maj 2016
►Sfidat e Migrimit dhe Azilit në Shqipëri, 11 prill 2016
E-Learning