“Janë tre mesazhe të rëndësishme që unë do të doja të përcillja dhe janë pikërisht rëndësia e forcimit të shtetit të së drejtës, kultura politike si dhe përfshirja e shoqërisë civile në reformat që ndërmerren. Keni një rrugë të gjatë përpara”, është shprehur z. Fleckenstein
Në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, Raporteri i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, nënvizoi se Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet e saj dhe shprehu gatishmërinë për të asistuar dhe ofruar ndihmë në të gjitha fushat ku është e nevojshme. z. Fleckenstein u interesua për përfshirjen e shoqërisë civile në reformat që po ndërmerren si dhe masat që janë marrë respektimin e të drejtave të njeriut.
















