Ky Grup Pune përfshin: Kapitullin 22 “Politikat Sociale dhe Punësimi” dhe Kapitullin 2: “Lëvizja e Lirë e Punëtorëve”. Punësimi është një nga prioritetet e institucioneve shqiptare. Edhe pse vihet re progres në rritjen e pjesëmarrjes në tregun e punës dhe fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve të punës, ende vendi ynë përballet me sfida si: papunësia e lartë, ekonomia informale dhe pamundësia për zbatimin e plotë të politikave sociale.