Krijimi dhe organizimi i Grupeve të Punës:
Grupet e punës po krijohen në bazë të çështjeve të rëndësishme në kuadër të procesit të integrimit europian të vendit. Secili Grup Pune kryesohet nga dy bashkë-drejtues, dhe përbëhet nga një ekspert i brendshëm i Grupit të Punës përkatës dhe anëtarët e rregullt. Përfaqësuesve të strukturave qeveritare (ministritë dhe agjencitë përkatëse) do t’u ofrohet të marrin bashkë-kryesimin e grupeve të punës. Në rast se ata refuzojnë ofertën ekspertë nga sektori privat dhe organizatat jo-qeveritare do të adresohen. Një Grup Pune përfshin një apo disa kapituj të Acquis së BE, dhe sesionet për atë grup pune fokusohen në tema dhe çështje të lidhura me kapitujt përkatës. Në çdo sesion të grupeve të punës një eskpert sllovak apo rajonal përfshihet duke ofruar ekspertizën dhe eksperiencën e vendit nga vjen. Pjesa dërrmuese e aktiviteteve zhvillohen në kryeqytet, për të nxitur ndërgjegjësimin e rëndësisë kritike të institucioneve në nivelit shtetëror, njohur nga BE-ja si homologët në negociata, me qëllim suksesin e reformave dhe integrimit në BE. Të paktën një e treta e eventeve pjesë të projektit synohen të mbahen jashtë kryeqytetit – në qytete të tjera të Shqipërisë. Anëtarë të Grupeve të Punës ftohen të bëhen ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të komuniteti të biznesit, agrobiznesit dhe partnerëve socialë, si dhe hulumtues dhe përfaqësues të universiteteve dhe qëndrave kërkimore, si dhe ekspertë të pavarur.
Rezultatet e pritshme të Grupeve të Punës
• Përgatitja e rekomandimeve të politikave gjatë diskutimeve në Sesionet e Grupeve të Punës;
• Studime dhe hulumte nga ekspertët e brendshëm të Grupeve të Punës;
• Njoftime për shtyp dhe shpërndarje e informacionit duke përdorur mjete të ndryshme komunikimi dhe duke iu drejtuar aktorëve shtetërorë dhe jo-shtetërorë
•Publikimi Raporteve Monitruese dhe Vlerësuese mbi procesin e integrimit europian dhe negociatave për kapitujt e përfshirë në Grupet e Punës
• Krijimi i rrjetit të think-tank-eve në bashkëpunim me segmente të tjera të shoqërisë (qeverinë, sipërmarrësit, pushtetin lokal, etj.), për çështjet aktuale të integrimit në BE
Ju ftojmë të bëheni pjesë e Grupeve të Punës duke plotësuar Formularin e Regjistrimit.
Grupet e Punës të ngritura deri më tani: