Tryezë Diskutimi: Të Drejtat e të huajve në Shqipëri – Sa përputhet Legjislacioni Shqiptar me Acquis Europian dhe të Drejtën Ndërkombëtare?

Lëvizja Europiane në Shqipëri në bashkëpunim me Fondacionin Pontis organizoi më 28 prill 2017 aktivitetin me fokus në “Të Drejtat e të Huajve në Shqipëri – Sa përputhet Legjislacioni Shqiptar me Acquis Europian dhe të Drejtën Ndërkombëtare?“.

Në kuadër të projektit për Zhvillimin e Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor, mbështetur nga Fondacioni Pontis në Sllovaki, hulumtuesit e EMA-s kanë sjellë një artikull që analizon gjendjen dhe rekomandimet për përmirësimin e procesit të pranimit të të huajve në Shqipëri. Së bashku me ekspertë të fushës së të drejtave të njeriut duke marrw shkas dhe me situatën e refugjatëve në Europë u zhvillua një tryezë e rrumbullakët në ambientet e Rrjetit të Informacionit të Bashkimit Europian.

Gjatë diskutimit Z. Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri theksoi rëndësinë e kësaj teme në kontekstin rajonal dhe europian duke qenë se Shqipëria është një vend që synon integrimin në BE. Çështja e migracionit gjendet në Kapitullin 24: Drejtësia, Liria dhe Siguria si një nga kapitujt më të rëndësishëm të procesit negociues BE-Shqipëri që do të hapet i pari dhe do të përfundojë i fundit. Z. Gjipali shpjegoi se EMA gjatë këtyre 10 viteve të punës dhe aktiviteteve është përqendruar në tema që lidhen me migracionin, politikën e vizave, të drejtat e njeriut, miratimin dhe zbatimin e ligjeve dhe harmonizimin me acquis të BE-së etj.

Pas kësaj, Znj. Nirvana Deliu, një nga hulumtueset e politikave shpjegoi arsyet pse u zgjodh një temë e tillë për hulumtime dhe cilat ishin gjetjet kryesore të kësaj politike të përmbledhur. Disa nga arsyet ishin të lidhura me faktin se Shqipëria synon anëtarësimin në BE, duhet të vazhdojë përpjekjet e saj dhe të punojë në miratimin dhe zbatimin e legjislacionit, ndërsa në anën tjetër procesi i përafrimit është në vazhdim. Një arsye tjetër është fakti se migrimi është një temë e rëndësishme për të gjithë rajonin dhe Europën, dhe Shqipëria duhet të ketë fjalën dhe përgatitjen e saj në rast emergjence.

Znj. Vjollca Meçaj, nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit si anëtare e Komisionit Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët znj. Meçaj shpjegoi në detaje funksionin dhe aktivitetet e ndërmarra nga Komisioni Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët deri më tani dhe theksoi çështjet dhe pengesat me të cilat ky autoritet i sapoformuar po përballet. Znj. Meçaj dha disa njohuri dhe rekomandime se si të përmirësohet funksioni i Komisionit, si dhe në lidhje me legjislacionin për të huajt dhe azilin, e përqendruar kryesisht në dimensionin e të drejtave të njeriut.

Z. Hortenc Balla, përfaqësues nga UNHCR-i, bëri një prezantim mbi kushtet e siguruara nga autoritetet shtetërore për refugjatët që mbërrijnë në Shqipëri dhe paraqiti një pamje të numrit të emigrantëve të paligjshëm të ardhur në Shqipëri gjatë viteve të fundit, procedurat e ndjekura për t’u dhënë atyre statusin refugjatë, cilat janë arsyet kryesore të tyre për të kërkuar azil dhe cilat autoritete po merren. Ai theksoi rëndësinë e identifikimit dhe procedurës së regjistrimit të të huajve për t’u dhënë atyre mundësinë për të pasur dokumente identiteti që do ti japin mundësinë për t’u integruar në shoqërinë shqiptare, nëpërmjet punës, studimit ose trajnimeve. Duke përmendur disa vështirësi me të cilat ballafaqohen autoritetet shtetërore, ai shpjegoi punën e OJQ-ve të tilla si UNHCR-në që ndihmojnë autoritetet shtetërore, financimin dhe mbështetjen me kapacitete njerëzore dhe elementë të tjerë të rëndësishëm në trajtimin e situatës në mënyrë sa më efikase dhe në përputhje me ligjin.