728 x 90

Kapitulli 5 i acquis për prokurimin publik ka si qëllim të sigurojë transparencë, trajtim të barabartë, konkurrencë të lirë dhe mosdiskriminim në proceset e prokurimit publik. Këto parime zbatohen në kontratat publike për punë, shërbime dhe mallra, duke promovuar konkurrencën e hapur dhe efektivitetin në përdorimin e burimeve publike. Në të njëjtën kohë, përcaktohen rregulla specifike për koordinimin e prokurimit publik në autoritetet kontraktore tradicionale dhe sektorë të veçantë. Organe të specializuara zbatuese janë përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e këtyre rregullave, duke siguruar respektimin e parimeve të prokurimit publik dhe trajtimin e ankesave. Kapitulli 5 është pjesë e Grupkapitullit 1: Themeloret, që do negociohen të parat në procesin e negociatave, për këtë është vlerësuar me rëndësi ngritja e një Grupi Pune për këtë kapitull.

Grupi i Punës për Kapitullin 5 – Prokurimi Publik: Përditësimi mbi gjendjen aktuale të përmbushjes së piketave mbyllëse dhe përdorimi i inteligjencës artificiale (IA) në sistemin e prokurimit publik, 18 qershor 2026
Grupi i punës për Kapitullin 5 – Situata e Kapitullit 5 në procesin e negociatave: Përmbushja e piketave mbyllëse, 27 shkurt 2026
Tryeza për Kapitullin 5 – Prokurimi Publik: Përmbushja e piketave të përkohshme përmbyllëse në kuadër të negociatave, 10 qershor 2025
E-Learning