Ky Grup Pune, falë përvojave të ekspertëve, po shqyrton temat në fushën e Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë, duke parashikuar një proces të mëtejshëm të reformave dhe integrimit në BE. Brenda Kapitullit 24, fushat e mbuluara përfshijnë harmonizimin e së drejtës private ndërkombëtare, marrëveshjet e ekstradimit ndërmjet shteteve anëtare, politikat e kontrollit të brendshëm dhe të jashtëm të kufirit, vizave, emigracioni dhe politikat e azilit dhe bashkëpunimin policor dhe gjyqësor.