728 x 90



Ndërtimi i Partneritetit mbi Çështjet Themelore: Fuqizimi i OSHC-ve për procesin e anëtarësimit në BE

Kush po e zbaton?

Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA), në bashkëpunim me : 

  •  Akademinë e Integrimit dhe Negociatave Europiane (AIEN)
  • Qendrën për Transparencë dhe Informimin e Lire (CFTI)
  • Shoqata Sllovake për Politikën e Jashtme (SFPA)

Mbështetur nga: Bashkimi Europian  (IPA CSF 2021)

Kohëzgjatja: 2023-2026

Grupet e përfshira: Organizata të Shoqërisë Civile (OSHC), institucione publike, institucionet e drejtësisë, studiuesit, media, profesionistë të rinj dhe aktivistë

Objektivat:

  • Të rritet angazhimi i qytetarëve në formësimin e politikave dhe reformave.
  • Të pajisen OSHC- të me mjetet e nevojshme për të monitoruar dhe për të avokuar për transparencë, llogaridhënie dhe shtetin e së drejtës.
  • Të krijohet një platformë e hapur dhe e strukturuar për dialog dhe për bashkëpunim midis shoqërisë civile, institucioneve publike dhe  aktorëve  të tjerë kryesorë.

Kjo nismë ndikon drejtpërdrejt në fuqizimin e   pjesëmarrjes, llogaridhënies,  bashkëpunimit,  e lidhur drejtpërdrejt me fushat e GrupKapitullit  1 –  Themeloret si drejtësia, qeverisja e mirë, të drejtat e njeriut, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, prokurimi publik dhe mbikëqyrja financiare.

Me katër komponentë të ndërlidhur, nisma synon të fuqizojë zërin  qytetar, të bëjë institucione më të përgjegjshme dhe ta kthej procesin e integrimit në BE në një proces gjithëpërfshirës.

E-Learning