“Janë tre mesazhe të rëndësishme që unë do të doja të përcillja dhe janë pikërisht rëndësia e forcimit të shtetit të së drejtës, kultura politike si dhe përfshirja e shoqërisë civile në reformat që ndërmerren.
Keni një rrugë të gjatë përpara”, është shprehur z. Fleckenstein
Në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, Raporteri i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, nënvizoi se Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet e saj dhe shprehu gatishmërinë për të asistuar dhe ofruar ndihmë në të gjitha fushat ku është e nevojshme. z. Fleckenstein u interesua për përfshirjen e shoqërisë civile në reformat që po ndërmerren si dhe masat që janë marrë respektimin e të drejtave të njeriut.
Projektet e përbashkëta rajonale, Ministrat Gjosha, Haxhinasto e Ahmetaj takim me Drejtorin e Drejtorisë së Zgjerimit të Komisionit Evropian, z. Jean Eric Paquet.
Forcimi i lidhjeve ekonomike rajonale dhe projektet e përbashkëta të vendeve të Ballkanit Perëndimor në 4 fushat konkrete (infrastrukturë, energji , SME investim në burime njerëzore , turizëm) ishin pikat kryesore të diskutimeve gjatë këtij takimi.
Fryma e bashkëpunimit e theksuar edhe në Konferencën e Berlinit të zhvilluar në 28 gusht 2014, u cilësia e domosdoshme për të nxitur reformat në vendet e rajonit, duke u bërë shtysë në integrimin e mëtejshëm të tij.
U ritheksua gjithashtu se përqasja ndaj problemeve politike, socio-ekonomike në Ballkanin Perëndimor, kërkon gjetjen nga vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian të zgjidhjeve të përbashkëta.
Z. Paquet, nënvizoi se është i nevojshëm një investim nga të dy palët: nga vendet e rajonit për të gjetur konsensusin për të investuar në atë çfarë është e rëndësishme në zhvillimin e rajonit, dhe nga vendet anëtare të BE-së dhe vetë BE-ja për ti mbështetur ato financiarisht.
Gjithashtu u theksua se përdorimi sa më efektiv i mekanizmave konkretë në lidhje me përzgjedhjen e projekteve, në nivel kombëtar dhe rajonal për të shfrytëzuar sa më mirë burimet financiare që mund të përthithen për realizimin e tyre.