Politikat e BE-së përfshirë në Kapitullin 27 për mjedisin kanë si qëllim që të promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm. Duke pasur parasysh se Shqipëria, do të duhet të marrë masa në drejtim të rritjes së nivelit të mbrojtjes së mjedisit, ky Grup Pune u formua me qëllim lehtësimin e komunikimit të institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile që të bashkëpunojnë dhe diskutojnë intensivisht e në mënyre konstruktive mbi çështjet e legjislacionit horizontal, cilësinë e ajrit dhe ndryshimet klimatike, menaxhimni e mbetjeve, cilësinë e ujërave;mbrojtjaen e natyrës, kontrollin e ndotjes industriale dhe menaxhimni e riskut, organizmat e modifikuara gjenetikisht, kimikate, zhurmat, yjet.
Rekomandime, Sesioni I “Konventa e Aahrus-it dhe situata në Shqipëri”, 28 korrik 2015
Rekomandime, Sesioni II “Ndotja e Mjedisit në Shqipëri dhe Standardet Europiane”, 7 tetor 2015
Rekomandime, Sesioni III “Ndikimi Mjedisor i Zhvillimit të burimeve natyrore dhe politikat e BE-së për zhvillimin e qendrueshëm”, 16 nëntor
Rekomandime, Sesioni IV, “Mbrojtja e Mjedisit nëpërmjet Legjislacionit Penal”, 17 dhjetor 2015