Më 21 korrik, 2021, Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) dhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë, në bashkëpunim me Slovak Foreign Policy Association dhe me mbështetjen financiare të Slovak Aid, organizuan sesionin e dytë të Grupit të Punës II (Drejtësia, Liria dhe Siguria) në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian me temë “Adresimi i Migrimit në BE dhe Shqipëri”.
Gledis Gjipali, Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri moderoi sesionin dhe prezantoi axhendën ditore.
Dr. Denard Veshi nga Kolegji Universitar “Bedër” foli diskutoi rreth migrimit në BE dhe harmonizimin e legjislacionit shqiptar me ligjin e BE -së. Ai shpjegoi se “e drejta për azil” është një “e drejtë boshe” sepse refugjatët mund të kërkojnë azil, por shtetet anëtare nuk kanë një detyrim për të ofruar azil, përjashto rastet kur kushtet e vendosura nga shtetet, plotësohen. Sipas tij migrantët mund të ndahen në dy kategori: migrantë ekonomikë dhe migrantë të mbrojtur (refugjatë). Veshi gjithashtu foli për kostot që ndikojnë në zgjedhjen për të ikur ose për të qëndruar dhe në zgjedhjen për t’u bërë migrant refugjat pa dokumente. Disa studime empirike në SHBA dhe BE tregojnë se imigrantët nuk kanë një ndikim negativ në pagë ose në mundësinë për të gjetur një punë për qytetarët vendas. Nga ana tjetër, migrantët e parregullt në fushat ku kualifikimi nuk nevojitet, ndikojnë në pagën dhe mundësitë për qytetarët vendas. Të huajt pa dokumente zakonisht konsiderohen si një kërcënim për sigurinë kombëtare. Kuadri ligjor europian për azilin është i ndarë në katër direktiva të ndryshme dhe dy rregullore. Ligji shqiptar i përfshin katër direktivat bazë dhe një të pestë shtesë për bashkim familjar. Për më tepër, Veshi krahasoi legjislacionin e BE -së me atë shqiptar. Shqipëria ka njohur vetëm mbrojtjen ndërkombëtare dhe atë të BE -së (mbrojtja e refugjatëve dhe ndihma), por nuk ka një ligj shqiptar që siguron mbrojtje për refugjatët duke i dhënë një mbrojtje të tretë të ngjashme me rastin sllovak. Nga maji 2016 BE po përpiqet të kalojë Rregulloren Dublin 4, e cila është kritikuar nga Parlamenti Europian. Si përfundim, Veshi shpjegoi se individët kanë dy zgjedhje: Qëndrimin ose largimin (reciprokisht ekskluziv): Migrant ose refugjat pa dokumente (jo ekskluzivisht reciprokisht). Lidhur me ligjin e ri shqiptar të shkurtit 2020 për azilin, ai është mjaft i harmonizuar me ligjin europian, megjithatë nëse ka pjesë që mungojnë, ato mund të plotësohen përmes interpretimit sistematik të Kodit të Procedurës Administrative Shqiptare nënvizoi Dr. Veshi
Jan Orlovsky, Shef i Zyrës së Migracionit të Republikës Sllovake deklaroi se Sllovakia nuk bën pjesë në të vërtetë në vendet që vuajnë nga valët e shumta të migrimit. Një arsye është sepse Sllovakia është jashtë rrugës së zakonshme të Ballkanit ose Mesdheut që ndiqet nga migrantët, ndërsa arsyeja e dytë është se Hungaria ka një kufi të mbrojtur fort, kështu që kufiri i vetëm i hapur i Shengenit është ai me Ukrainën. Vendi është në një pozicion të mbrojtur i cili nuk ka asgjë për të kontribuar në kushtet e ndarjes së barrës ose në aspektin e ndihmës megjithatë spektri politik si dhe opinioni i njerëzve është shumë i ulët sa i përket pranimit të diversitetit dhe dallimevr kulturore. Shteti dhe shoqëria janë skeptikë dhe i shikojnë imigrantët si një kërcënim. Orlovsky bëri një pasqyrë të situatës në vitin 2020 duke treguar se nga 282 azilkërkues në Sllovaki vetëm 11 përfituan azil. Për më tepër, ai prezantoi një tabelë krahasuese midis 2008 dhe 2017 ku dilte nw pah shkalla e pranmit tw tw huajve (tjetrit) nw shoqwrinw sllovake. Orlovsky analizoi gjithashtu Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë 2021 i cili përbëhet nga një hua e dhënë nga BE-ja e cila duhet të shlyhet më vonë. Huaja është gati 6 miliardë Euro dhe është planifikuar për 18 sektorë të ndarë në 3 grupe madhore:• ekonomi më inovative, • modernizimi i administratës dhe • zhvillimi i sistemit shëndetësor. Në fund ai shtoi se bizneset sllovake po bëjnë thirrje që të huajt të afrohen në Sllovaki, por ministria e punës e bllokon këtë proces sepse udhëheqja politike beson se së pari duhet të punësohen të gjithë sllovakët dhe vetëm atëherë të ftohen të huajt.