Më 21 shkurt 2023 u mbajt në Tiranë sesioni i radhës për Grupin e Punës I me temë “Ndikimi i legjislacionit të BE ndaj sistemit gjyqësor kombëtar, gjatë dhe pas anëtarësimit në BE”. Ky u mbajt në sajë të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian 2021-2023 që zbatohet nga EMA dhe Slovak Foreign Policy Association (SFPA) me mbështetjen financiare nga SlovakAid. Grupi i Punës I, falë eksperiencës së ekspertëve, po shqyrton dhe diskuton tema në fushën e të drejtave themelore, luftës ndaj korrupsionit, reformës në drejtësi dhe procesit screening për Kapitullin 23. Aktiviteti u zhvillua në formantin hibrid, me pjesëmarrje fizike në mjediset e Shkollës së Avokatisë dhe online në platformën ZOOM.
Takimi nisi me një fjalim hapës nga Nirvana Deliu, Koordinatore Projekti, Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA), e cila falenderoi pjesëmarrësit dhe foli mbi rëndësinë e GP I, nga ku shprehu se do të ketë gjithnjë nevojë për nisma dhe aktivitete mbi Kapitullin 23 duke qenë që dhe vendi ndodhet në prag të hapjes së Grupimit të parë të kapitujve ku përfshihet dhe Kapitulli 23.
Më pas fjalën e mori Gentjan Skara, Ph.D., Shef i Departamentit të Drejtësisë, Universiteti Bedër, i cili bëri një historik të procesit të Anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe si ndikon e drejta e Bashkimit Europian në legjislacionin shqiptar. Ai shpjegoi disa nga temat si, e drejta e BE-së: burimet, natyrat dhe karakteristikat, kriteret e anëtarësimit, marrëveshja e Stabilizim Asocimit dhe impakti në legjislacionin shqiptar me fokus të veçantë detyrimin për përafrimin e legjislacionit të së drejtës së brendshme me EU acquis (Neni 70). Ai foli për plotësimin e kushteve që Shqipëria duhet të përmbush për tu bërë shtet anëtar në BE, nga ku theksoi se me anëtarësimin në BE, çdo fushë e legjislacionit të Shqipërisë duhet të përafrohet dhe të zbatohet me atë të BE. Skara shtoi se në momentin që shteti ynë do të jetë më rigoroz në specifikimin e legjislacionit të BE-së atëherë do jetë më e lehtë dhe për të parë se në cilat fusha Shqipëria ka bërë progres. Gjatë fjalës së tij vëmendje i kushtoi edhe problematikave që dalin nga e metoda copy-paste të adoptimit të ligjeve, nga ku efekti ligjor që ka e drejta e akteve të BE të implementohet në Shqipëri. Në përfundim, ai tha se ka shumë pak raste nga avokatë që u janë referuar të drejtës së BE të gjykatës së shkallës së parë, të dytë, gjykatës të lartë ose gjykatës kushtetuese, pasi nuk kanë njohje të mirë të saj.
Aktiviteti më pas vijoi me prezantimin e Radovan Pala, Ph.D. LL.M dhe Kristina Kesnerova, përfaqësues nga firma ligjore Taylor Wessing Sllovaki, të cilët ishin ftuar në cilësinë e ekspertëve. Së bashku Pala dhe Kesnerova, folën për rolin e marrëveshjeve me BE përpara anëtarësimit, ndikimi që ka në sistemin e drejtësisë të vendit aspirant përpara dhe pas anëtarësimit dhe mbi mekanizmin i ri i BE për Shtetin e së Drejtës. Kesnerova sqaroi kriteret e integrimit në BE, nga ku tha se mbrojtja dhe respektimi i të drejave është baza e vlerave të BE-së. Ajo theksoi se rëndësia e shtetit të së drejtës sot është me strikt sesa në kohën kur Sllovakia u bë pjesë e BE, kjo ka ardhur si pasojë që ka rrezik të shtetit të së drejtës edhe në vetë Shtetet Anëtare të BE, si situata në Poloni dhe Hungari. Pala tha se mesazhi më i rëndësishëm i prezantimit ështe situata e dobësimit të së drejtës. Ai shtoi se nuk ka asnjë objektiv se si të arrihet shteti i së drejtës dhe një sistem gjyqësor efektiv, megjithatë ka kritere që çdo shtet duhet ti përmbushi. Pala foli për ligjin e konkurrencës i cili shpjegoi se çdo shtet duhet të jetë i pavarur, dhe nevoja për gjykata që janë në përputhje me bazat dhe elementet kryesore me Bashkimin Europian. Sipas tij, është e rëndësishme që sistemi të përbëhetme gjykatës të cilët do të pranojnë këto vlera dhe kultura është e nevojshme, nga ku njerëzit dhe gjykatësit kuptojnë se çfarë do të thotë pavarësia personale dhe institucionale. Më pas Kesnerova sqaroi rëndësinë e bashkëpunimit të gjykatësve me ndjekjen e ligjeve të BE-së, ndjekur nga Pala i cilitheksoi se gjithmonë ekzistojnë rreziqe tek gjyqësori, si presionet dhe ndikimi i jashtëm, konflikti i interesit (korrupsioni), dhe në BE nuk kanë munguar raste të korrupsionit. Duke marrë shembull nga rasti sllovak, ku gjatë anëtarësimit u krijua një Këshill Gjyqësor me qëllim fuqizimin e pavarësisë së gjyqësorit. Problematika ishte që ky Këshill ishte aq i pavarur, sa në vetvete nuk mund të kontrollohej dot. Pjesa e fundit e takimit iu kushtua diskutimeve dhe komenteve nga ana e pjesëmarrësve, ku nuk munguan pyetjet dhe rekomandimet e ofruara në lidhje me disa fusha e çështje të përmendura dhe gjatë prezantimeve si pavarësia e gjyqësorit, harmonizimi i ligjit kombëtar me atë europianshqiptar dhe masat për të fuqizuar shtetin e së drejtës.