Në kuadër të rritjes së ndërgjegjësimit mbi mjedisin, do të organizohet edicioni i katërt i Festivalit të Filmit mbi Mjedisin në Shqipëri, gjatë periudhës 22 Maj – 5 Qershor 2016. Organizatorët e EFFA (Environmental Festival in Albania) janë në kërkim të filmave që do të konkurrojnë në këtë festival. Tre janë kategoritë në konkurrim:
– filmi me metrazh të shkurtër (<20min)
– filmi me metrazh të gjatë (>20min)
– EFFA Lab Film.
EFFA synon gjithashtu ndërmarrjen e iniciativave në edukimin mjedisor nga shkolla të ndryshme në Shqipëri. Organizatorët e EFFA do të mbështesin filmat e shkollave pjesëmarrëse, duke ju ofruar nxënësve mundësinë të prezantojnë punët e tyre gjatë zhvillimit të Festivalit si dhe vëmendje mediatike. Prezantimi i filmave nuk mbaron këtu pasi organizatorët e festivalit do të përdorin rrjetet ndërkombëtare të festivaleve për të shpërndarë filmat edhe pas përfundimit të EFFA 2016.
Vizitoni për më tepër informacion https://effalbania.files.wordpress.com/2014/11/call-for-entries_effa-school_alb1.pdf.