GP – Tryeza Themeluese e Platformës së Partneritetit për Kapitullin 5 – Prokurimi Publik, 16 janar 2024

Më 16 janar 2024 u mbajt Tryeza Themeluese për Kapitullin 5 – Prokurimi Publik në kuadër të Platformës së Partneritetit për Integrimin Europian dhe Konventës Kombëtare për Integrimin Europian nga EMA në bashkëpunim me Agjencinë e Prokurimit Publik. Ky takim shënoi themelimin formal të Tryezës së PPIE-së për Kapitullin 5, ku u prezantuan dy dokumente strategjike përkatësisht Draft-Strategjia Kombëtare për Prokurimin Publik 2024 – 2030 dhe Plani i saj i Veprimit 2024-2027, si dhe Plani Kombëtar për Integrimin Europian 2024 – 2026 për Kapitullin 5 në prani të anëtarëve të tryezës, të cilët ishin përfaqësues të shoqërisë civile, sektorit privat të biznesit, akademisë dhe medias, të përzgjedhur në bazë të thirrjes së bërë në kuadër të tryezës.

Continue reading “GP – Tryeza Themeluese e Platformës së Partneritetit për Kapitullin 5 – Prokurimi Publik, 16 janar 2024”

Krimi kibernetik dhe siguria kibernetike në Shqipëri: Sfidat e reja në kuadër të procesit të integrimit

Lëvizja Europiane në Shqipëri në partneritet me Slovak Foreign Policy Association, me mbështetjen e Ministrisë për Inovacionin  dhe Administratën Publike organizoi më datë 24 maj 2016 sesionin e katërt të Grupit të Punës II me temë “Krimi kibernetik dhe siguria kibernetike në Shqipëri: Sfidat e reja në kuadër të procesit të integrimit”.

Continue reading “Krimi kibernetik dhe siguria kibernetike në Shqipëri: Sfidat e reja në kuadër të procesit të integrimit”

Sistemi i Drejtësisë për të Miturit

Më 16 korrik 2015, Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA), në bashkëpunim me Slovak Foreign Policy Association (SFPA), si dhe me mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Integrimit Europian zhvilloi Sesionin e Parë të Grupeve të Punës me temë: “Sistemi i Drejtësisë për të Miturit”.

Sesioni u hap me fjalën e Z. Idlir Peçi, Zv. Ministër i Drejtësisë “Ndërsa ka shumë debate për Reformën në Drejtësi apo për hapjen e negociatave, çështje të ndjeshme si sistemi i drejtësisë për të Miturit shpesh harrohen apo injorohen. Rastet problematike ku fëmijët janë të përfshirë, na japin mesazhin e rëndësisë që duhet të ketë sistemi i drejtësisë për të miturit” Continue reading “Sistemi i Drejtësisë për të Miturit”

Grupet e punës

Krijimi dhe organizimi i Grupeve të Punës:

Grupet e punës po krijohen në bazë të çështjeve të rëndësishme në kuadër të procesit të integrimit europian të vendit. Secili Grup Pune kryesohet nga dy bashkë-drejtues, dhe  përbëhet nga një ekspert i brendshëm i Grupit të Punës përkatës dhe anëtarët e rregullt. Përfaqësuesve të strukturave qeveritare (ministritë dhe agjencitë përkatëse) do t’u ofrohet të marrin bashkë-kryesimin e grupeve të punës. Në rast se ata refuzojnë ofertën  ekspertë nga sektori privat dhe organizatat jo-qeveritare do të adresohen. Një Grup Pune përfshin një apo disa kapituj të Acquis së BE, dhe sesionet për atë grup pune fokusohen në tema dhe çështje të lidhura me kapitujt përkatës. Në çdo sesion të grupeve të punës një eskpert sllovak apo rajonal përfshihet duke ofruar ekspertizën dhe eksperiencën e vendit nga vjen. Pjesa dërrmuese e aktiviteteve  zhvillohen në kryeqytet, për të nxitur ndërgjegjësimin e rëndësisë kritike të institucioneve në nivelit shtetëror, njohur nga BE-ja si homologët në negociata, me qëllim suksesin e reformave dhe integrimit në BE. Të paktën një e treta e eventeve pjesë të projektit synohen të mbahen jashtë kryeqytetit – në qytete të tjera të  Shqipërisë. Anëtarë të Grupeve të Punës ftohen të bëhen ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të komuniteti të biznesit, agrobiznesit dhe partnerëve socialë, si dhe hulumtues dhe përfaqësues të universiteteve dhe qëndrave kërkimore, si dhe ekspertë të pavarur.

Rezultatet e pritshme të Grupeve të Punës

• Përgatitja e rekomandimeve të politikave gjatë diskutimeve në Sesionet e Grupeve të Punës;
• Studime dhe hulumte nga  ekspertët e brendshëm të Grupeve të Punës;
• Njoftime për shtyp dhe shpërndarje e informacionit duke përdorur mjete të ndryshme komunikimi dhe duke iu drejtuar aktorëve shtetërorë dhe jo-shtetërorë
•Publikimi Raporteve Monitruese dhe Vlerësuese mbi procesin e integrimit europian dhe negociatave për kapitujt e përfshirë në Grupet e Punës
• Krijimi i rrjetit të think-tank-eve në bashkëpunim me segmente të tjera të shoqërisë (qeverinë, sipërmarrësit, pushtetin lokal, etj.), për çështjet aktuale të integrimit në BE

 

Ju ftojmë të bëheni pjesë e Grupeve të Punës duke plotësuar Formularin e Regjistrimit.

Grupet e Punës të ngritura deri më tani:

Rreth Konventës

Duke e kuptuar Integrimin në BE jo thjesht si një axhendë institucionale, por si një projekt ambicioz zhvillimi i nxitur vazhdimisht nga shoqëria, Lëvizja Europiane në Shqipëri përkushtohet intensivisht për promovimin e vlerave europiane dhe rritjes së ndërgjegjësimit të opinionit publik për ndikimin dhe përfitimet që sjell anëtarësimi i Shqipërisë në BE. Një ndër projektet e ndërmarra është “Konventa Kombëtare për Integrimin Europian të Shqipërisë”, implementimi i së cilës përfshin periudhën 2014-2016, në partneritet me Slovak Foreign Policy Association.

Kjo iniciativë ka si qëllim të përgjithshëm rritjen e pjesëmarrjes të të gjithë segmenteve të shoqërisë shqiptare në formulimin e politikave kombëtare. Vëmendje e veçantë i kushtohet përpjekjes për integrimin europian të vendit, si dhe promovimin e bashkëpunimit të sektorit shtetëror me shoqërinë civile, me qëllim forcimin e kapaciteteve dhe aftësive që mundësojnë plotësimin e kritereve për integrimin në BE.

Konventa Kombëtare për Integrimin Europian një model unik, i cili është aplikuar dhe zhvilluar me sukses nga Slovak Foreign Policy Association gjatë vitit 2003-2007. Bazuar në modelin sllovak, projekti është implementuar në Serbi, Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi, Ukrainë dhe Moldavi. Në të 5 shtetet, faza fillestare e projektit është financuar në sajë të Slovak Aid.

Qëllimet e Konventës Kombëtare të Integrimit Europian

  • Të institucionalizojë debatin publik lidhur me çështjet e Bashkimit Europian, bazuar në partneritetin mes qeverisë, shoqërisë civile si dhe organizatave të biznesit.
  • Të forcojë aftësitë e ekspertëve në negociatat lidhur me Integrimin Europian;
  • Të angazhojë publikun e gjerë në hartimin e politikave kombëtare për çështjet lidhur me Integrimin Europian, në sajë të krijimit të komuniteteve sektoriale të BE-së në bazë të modelit të Grupeve të Punës të Konventës Kombëtare të Integrimit;
  • Të krijojë një kanal të përhershëm dhe interaktiv informimi për të gjitha segmentet e shoqërisë;
  • Të transferojë eksperiencën sllovake në fushën e ndërtimit të institucioneve demokratike dhe dialogut të përhershëm profesional.

Ndikimet e Projektit

  • Krijimi i një forumi debati të qëndrueshëm, koherent dhe i strukturuar tematikisht, i fokusuar në marrëdhëniet mes BE-së dhe Shtetit;
  • Mbështetja e përpunimit të pozicionimit kombëtar dhe krijimin e konsensusit kombëtar në çështje specifike (përgatitje ndaj procesit të negociatave);
  • Forcimi i kapaciteteve të qeverisë dhe OJQ-ve lidhur me procesin e integrimit europian;
  • Strukturimi i informacionit për BE-në, bazuar në interesat sektorale të segmenteve kyç të shoqërisë (përmirësimi i njohurive të përgjithshme dhe profesionale);
  • Përmirësimi i gatishmërisë së shtetit për integrim në strukturat ndërkombëtare.

Rezultatet e Projektit

  • Rekomandime politikash nga Seancat Plenare;
  • Rekomandime politikash nga Sesionet e Grupeve të Punës;
  • Rezultatet e hulumtimit të Grupeve të Punës (ekspertët e brendshëm të Grupeve të Punës)
  • Njoftime për shtyp dhe konferenca për shtyp (pas çdo sesioni të Grupeve të Punës dhe pas çdo seance plenare);
  • Faqe online specifikisht për Konventën Kombëtare të Integrimit;
  • Publikime (rekomandime politikash: Seancat Plenare, mbledhjet e grupeve të Punës dhe rezultate nga kërkimet e ekspertëve të brendshëm);
  • Krijimi i rrjetit të think-tank-eve në bashkëpunim me segmente të tjera të shoqërisë (qeverinë, sipërmarrësit, pushtetin lokal, etj), për çështjet e rendit të ditës të integrimit në BE.