GP V (Kapitulli 1): Standardet për prodhimin e ushqimit tradicional dhe artizanal – përvoja sllovake, 28 tetor 2022, Pogradec

Të premten më datë 28 tetor 2022, u zhvillua në Pogradec sesioni i dytë për Grupin e Punës V (Çështjet e Tregtisë dhe Ekonomisë) me temë “Standardet për prodhimin e ushqimit tradicional dhe artizanal – përvoja sllovake (fokus në Kapitullin 1)”. Ky takim u mbajt në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian, që zbatohet nga EMA në bashkëpunim me Slovak Foreign Policy Association (SFPA) dhe mbështetjen financiare nga SlovakAid.

Continue reading “GP V (Kapitulli 1): Standardet për prodhimin e ushqimit tradicional dhe artizanal – përvoja sllovake, 28 tetor 2022, Pogradec”

GP III (Kapitulli 11): Bujqësia organike, 26 tetor 2022, Sarandë

Më 26 tetor 2022, Lëvizja Europiane në Shqipëri në bashkëpunim me Slovak Foreign Policy Association, me kontributin e Këshillit të Agrobiznesit në Shqipëri (KASH) dhe me mbështetjen financiare të SlovakAid organizuan në Sarandë sesionin e dytë të Grupit të Punës III (Zhvillimi Rural dhe Mbrojtja e Konsumatorit). Ky aktivitet u mbajt në kuadër të Konventës 2021-2023 dhe kishte në fokus Bujqësinë Organike.

Continue reading “GP III (Kapitulli 11): Bujqësia organike, 26 tetor 2022, Sarandë”

GP I (Kapitulli 23): “GDPR dhe zbatimi i saj – efektet në legjislacionin kombëtar dhe kuadrin institucional”, 08 korrik 2022

Në datë 08 korrik 2022 u mbajt tryeza e diskutimit mbi  ligjin e mbrojtjen e të dhënave personale. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Platformës së Partneritetit për Integrimin Europian, Tryeza për Kapitullin 23 dhe Konventës Kombëtare për Integrimin Europian 2021-2023 organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Lëvizja Europiane në Shqipëri. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga institucionet shtetërore të linjës si Ministria e Drejtësisë, sektori i shoqërisë civile, dhe universitetet. Aktiviteti u zhvillua në formantin hibrid, me pjesëmarrje fizike në mjediset e Xheko Hotel Imperial dhe online në platformën ZOOM.

Continue reading “GP I (Kapitulli 23): “GDPR dhe zbatimi i saj – efektet në legjislacionin kombëtar dhe kuadrin institucional”, 08 korrik 2022”

GP II (Kapitulli 24): “Pastrimi i parave përmes veprave të artit dhe kërkesat e vendosura për Shqipërinë në luftën kundër krimit të organizuar”, 30 qershor 2022

Në datë 30 qershor 2022 u mbajt tryeza e diskutimit mbi pastrimin e parave përmes veprave të artit dhe kërkesat e vendosura për Shqipërinë në luftën kundër krimit të organizuar. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Platformës së Partneritetit për Integrimin Europian, Tryeza për Kapitullin 24 dhe Konventës Kombëtare për Integrimin Europian 2021-2023 organizuar nga Ministria e Brendshme dhe Lëvizja Europiane në Shqipëri.  Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga institucionet shtetërore të linjës si Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit përfaqësues të misioneve diplomatike, nga sektori i shoqërisë civile, dhe universitetet. Aktiviteti u zhvillua në formantin hibrid, me pjesëmarrje fizike në mjediset e Xheko Hotel Imperial dhe online në platformën ZOOM. Continue reading “GP II (Kapitulli 24): “Pastrimi i parave përmes veprave të artit dhe kërkesat e vendosura për Shqipërinë në luftën kundër krimit të organizuar”, 30 qershor 2022”

GP V (Kapitulli 20): Mjedisi i biznesit në Shqipëri – përditësimi i legjislacioni shqiptar dhe harmonizimi me Acquis e BE-së (Kapitulli 20), 17 qershor 2022

Në datë 17 qershor 2022 u mbajt tryeza e diskutimit për mjedisin e biznesit në Shqipëri, përditësimin e legjislacionit shqiptar dhe harmonizimin me Acquis e BE-së (Kapitulli 20).  Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian 2021-2023 nga EMA dhe Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian (KKIE) në bashkëpunim me Slovak Foreign Policy Association, me mbështetjen financiare të SlovakAid. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga institucionet shtetërore të linjës, përfaëqësues të misioneve diplomatike,, nga sektori i shoqërisë civile, dhe komuniteti i biznesit dhe universitetet. Aktiviteti u zhvillua në formantin hibrid, me pjesëmarrje fizike në mjediset e Hotel Tirana International dhe online në platformën ZOOM. Continue reading “GP V (Kapitulli 20): Mjedisi i biznesit në Shqipëri – përditësimi i legjislacioni shqiptar dhe harmonizimi me Acquis e BE-së (Kapitulli 20), 17 qershor 2022”

GP II (Kapitulli 24): Bashkëpunimi gjyqësor në çështjet civile dhe tregare, 27 maj 2022

Në datë 27 maj 2022 u zhvillua Sesioni i parë i grupit të punës II (Drejtësia, Liria, Siguria) me temë ‘Bashkëpunimi gjyqësor në çështjet civile dhe tregare’, që po zbatohet nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) në bashkëpunim me Slovak Foreign Policy Association, me mbështetjen financiare të SlovakAid. Ky sesion u organizua në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian për periudhën 2021-2023. Takimi u zhvillua online në platformën ZOOM.

Continue reading “GP II (Kapitulli 24): Bashkëpunimi gjyqësor në çështjet civile dhe tregare, 27 maj 2022”

GP III (Kapitulli 12): Informimi dhe ndërgjegjësimi publik mbi sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit: roli i institucioneve zbatuese përgjegjëse, 11 maj 2022

Në datë 11 maj 2022 u mbajt tryeza e diskutimit për informimin dhe ndërgjegjësimin publik mbi sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit: roli i institucioneve zbatuese përgjegjëse. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit SANECA – Komponenti i përfshirjes së shoqërisë civile, organizuar nga GIZ dhe European Movement Albania (EMA) dhe Konventës Kombëtare për Integrimin Europian. Aktiviteti u zhvillua në formantin hibrid, me pjesëmarrje fizike në ambientet e Xheko Imperial Hotel dhe online në platformën ZOOM.

Continue reading “GP III (Kapitulli 12): Informimi dhe ndërgjegjësimi publik mbi sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit: roli i institucioneve zbatuese përgjegjëse, 11 maj 2022”

Sesioni Plenar i Konventës Kombëtare për Integrimin Europian në Shqipëri 2021-2023

Më 21 dhjetor 2021, u zhvillua Sesioni Plenar që shënoi rifillimin e Konventës Kombëtare për Integrimin Europian në Shqipëri 2021-2023 e cila zbatohet nga EMA që prej vitit 2014 në bashkëpunim me Slovak Foreign Policy Association me mbështetjen financiare të SlovakAid. Aktiviteti u hap me fjalët përshëndetëse të Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i EMA dhe Tomáš Strážay, Drejtor pranë Qendrës së Kërkimit të Slovak Foreign Policy Association, të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Sllovakisë përsa i përket procesit të Integrimit Europian dhe shpjeguan në terma konkretë misionin e Konventave Kombëtare që po zbatohen në disa vende të Ballkanit Perëndimor. Continue reading “Sesioni Plenar i Konventës Kombëtare për Integrimin Europian në Shqipëri 2021-2023”

GP II (Kapitulli 24): Harmonizimi i legjislacionit të BE -së në fushën penale, 28 korrik 2021

Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) dhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë, në partneritet me Slovak Foreign Policy Association dhe mbështetjen financiare të Slovak Aid, zhvilluan më 28 korrik 2021, sesionin e katërt të GP II – Drejtësi, Liri, Siguri (Kapitulli 24) në kuadër të Konventës Kombëtare mbi Integrimin Europian në Shqipëri. Fokusi i këtij sesioni ishte harmonizimi i legjislacionit të BE -së në fushën e   së drejtës penale. Profesorë dhe ekspertë të fushës folën për rrugën, detyrat dhe sfidat me të cilat Shqipëria do të përballet gjatë këtij procesi.

Continue reading “GP II (Kapitulli 24): Harmonizimi i legjislacionit të BE -së në fushën penale, 28 korrik 2021”

Sesioni Përfundimtar për Konventën Kombëtare për Integrimin Europian 2019-2021 në Shqipëri

Më 22 korrik, 2021, Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) në partneritet me Slovak Foreign Policy Association dhe me mbështetjen financiare të SlovakAid organizuan Sesionin Plenar përfundimtar për Konventën Kombëtare të Integrimit Europian në Shqipëri për periudhën 2019-2021. Gjatë periudhës 2019-2021, janë formuar pesë grupe pune dhe janë organizuar 20 sesione, më konkretisht: GP I – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore (Kapitulli 23); GP II – Drejtësia, Liria, Siguria (Kapitulli 24); GP III – Bujqësia dhe Mbrojtja e Konsumatorit (Kapitujt 11, 12 dhe 28); GP IV – Instrumentet e Koordinimit të Politikave dhe Strukturave Rajonale (Kapitulli 22) dhe GP V – Çështjet e Tregtisë dhe Ekonomisë (Katër Liritë dhe Kapitulli 20). Ky sesion plenar i organizuar online mblodhi rreth 60 pjesëmarrës nga institucionet shtetërore dhe organizatat e shoqërisë civile, sektori i biznesit dhe përfaqësues nga bota akademike dhe profesionistë të rinj.  Continue reading “Sesioni Përfundimtar për Konventën Kombëtare për Integrimin Europian 2019-2021 në Shqipëri”