Më 11 dhjetor 2024, Lëvizja Europiane në Shqipëri, në bashkëpunim me Autoritetin e Mediave Audiovizive, (AMA) dhe Qendrën për Transparencë dhe Informim të Lirë (CTFI) organizoi një tryezë diskutimi me temë “Përtej kufijeve në lirinë e medias: Shtysë e re në procesin e integrimit europian”, në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian, marrë shkas nga miratimi i rregullores “Për kriteret dhe procedurat e shqyrtimit të ndryshimeve në strukturën e pronësisë dhe transparencën e të dhënave të lidhura me pronësinë e OSHMA-ve” në prill 2024, mediat audio dhe audiovizive në vend, të cilat rregullohen nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), të cilat kanë tashmë detyrimin për të deklaruar pronarët e tyre përfitues. Kjo rregullore, e hartuar pas përshtatjes së Direktivës së vitit 2018 në ligjin e institucionit, ka sjellë disa ndryshime të rëndësishme në këtë drejtim.
Lajme dhe Informacione
GP – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore – Prezantimi i Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024-2030, 02 tetor 2024
Më 2 tetor 2024, në mjediset e Tirana International Hotel, Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA) organizuan takimin konsultativ, organizuar në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian dhe Platformës së Partneritetit për Integrimin Europian për Kapitullin 23. Ky aktivitet erdhi si pasojë e një zhvillimi pozitiv dhe të rëndësishëm siç është hartimi i Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë, në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga procesi i integrimit të Shqipërisë në BE dhe bëri bashke rreth 40 përfaqësues nga shoqëria civile dhe akademia. Strategjia përmban objektiva të rëndësishme dhe rezultate që parashikohen të realizohen në 7 vitet e ardhshme.
GP – Prokurimi Publik (Kapitulli 5) – Strategjia e Re Kombëtare për Prokurimin Publik 2024-2030 dhe Plani i Veprimit 2024-2027, 19 shtator 2024
Më 19 shtator 2024, u mbajt tryeza e radhës e Platformës së Partneritetit për Integrimin Europian dhe Konventës Kombëtare për Integrimin Europian për Kapitullin 5 – Prokurimi Publik, organizuar nga Agjencia e Prokurimit Publik dhe Lëvizja Europiane në Shqipëri, me tematikë kryesore miratimin e Strategjisë së Re Kombëtare për Prokurimin Publik 2024-2030 dhe Planit të Veprimit për zbatimin e saj 2024-2027.
GP – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore (Kapitulli 23) – Ligji i Vullnetarizmit në Shqipëri: Si prioritet për zhvillimin e një mjedisi mundësues për shoqërinë civile, 9 korrik 2024
Më 9 korrik 2024, u mbajt tryeza për Ligjin e vullnetarizmit si prioritet për zhvillimin e një mjedisi mundësues për shoqërinë civile në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian në Tiranë. Tryeza u organizua nga Lëvizja Europiane në Shqipëri në bashkëpunim të ngushtë me Ministrin e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe Qendrën Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim. Kjo tryezë erdhi dhe si shtysë nga aktorët e shoqërisë civile, të cilët për më shumë se katër vjet po kërkojnë rishikimin e ligjit duke nxjerrë rekomandime dhe analiza për problematikat e ligjit ekzistues. Continue reading “GP – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore (Kapitulli 23) – Ligji i Vullnetarizmit në Shqipëri: Si prioritet për zhvillimin e një mjedisi mundësues për shoqërinë civile, 9 korrik 2024”
GP – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore (Kapitulli 23) – Integrimi në Shqipëri dhe Europë i secilit prej nesh – Mbrojtja e të drejtave themelore dhe komunitetet e margjinalizuara,14 maj 2024
Më datën 14 maj 2024, Lëvizja Europiane në Shqipëri në bashkëpunim me organizatën Pro LGBT organizuan tryezën e radhës për Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore, në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian me temë “Integrimi në Shqipëri dhe Europë i secilit prej nesh – mbrojtja e të drejtave themelore dhe komunitetet e margjinalizuara”. Në këtë aktivitet u diskutuan çështje të lidhura me të drejtat e njeriut dhe veçanërisht mbrojtja dhe promovimi i tyre me një vëmendje të veçantë ndaj grupeve të margjinalizuara në Shqipëri. Continue reading “GP – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore (Kapitulli 23) – Integrimi në Shqipëri dhe Europë i secilit prej nesh – Mbrojtja e të drejtave themelore dhe komunitetet e margjinalizuara,14 maj 2024”
GP – Prokurimi Publik (Kapitulli 5) – Rishikimi i Ligjit “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik-Privat (PPP)”, dhe praktikat më të mira europiane, 29 shkurt 2024
Tryeza e mbledhur më 29 shkurt 2024, në Hotel Xheko Imperial, solli së bashku aktorë të ndryshëm me synimin për të harmonizuar kuadrin ligjor të Shqipërisë që rregullon Koncesionet dhe Partneritetet Publike-Private (PPP) me direktivat e Bashkimit Europian. Organizuar së bashku nga Agjencia e Prokurimit Publik dhe Lëvizja Europiane në Shqipëri, aktiviteti kishte synim të eksploronte rrugët për përafrimin e ligjit “Për Koncesionet dhe PPP” me dispozitat e Direktivës së BE-së 2014/23/BE, duke i dhënë përparësi transparencës, konkurrencës dhe respektimit të standardeve ndërkombëtare. Continue reading “GP – Prokurimi Publik (Kapitulli 5) – Rishikimi i Ligjit “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik-Privat (PPP)”, dhe praktikat më të mira europiane, 29 shkurt 2024”
GP – Drejtësis, Liri, Siguri (Kapitulli 24) – Objektivat prioritare në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Migracionin 2024-2030 – Menaxhimi i migracionit të parregullt dhe bashkëpunimi me Frontex, 31 janar 2024
U zhvillua më 31 janar 2024, në mjediset e Shtëpisë së Europës tryeza për Kapitullin 24 – Drejtësi, Liri, Siguri nga Ministria e Brendshme dhe Lëvizja Europiane në Shqipëri, si pjesë e Platformës së Partneritetit për Integrimin Europian dhe Konventës Kombëtare për Integrimin Europian, në kuadër të aksionit “Ndërtimi i Partneritetit mbi Çështjet Themelore: Fuqizimi i OSHC-ve për procesin e anëtarësimit në BE” mbështetur nga Bashkimi Europian (IPA CSF 2021). Continue reading “GP – Drejtësis, Liri, Siguri (Kapitulli 24) – Objektivat prioritare në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Migracionin 2024-2030 – Menaxhimi i migracionit të parregullt dhe bashkëpunimi me Frontex, 31 janar 2024”
GP – Gjyqësori dhe të drejtat themelore (Kapitulli 23) – Roli aktiv i Shoqërisë Civile në Udhërrëfyesin për Funksionimin e Institucioneve Demokratike në kuadër të Kriterit Politik, 22 janar 2024
Më 22 janar 2024, Lëvizja Europiane në Shqipëri dhe Ministria e Drejtësisë organizuan në Tiranë Tryezën e Kapitullit 23 me temë: Roli aktiv i Shoqërisë Civile në Udhërrëfyesin për Funksionimin e Institucioneve Demokratike. Kjo Tryezë erdhi si nevojë për të diskutuar dhe konsultuar me anëtarët e tryezës dhe aktorë të shoqërisë civile pikat dhe masat e Udhërrëfyesit për Funksionimin e Institucioneve Demokratike dhe prioritetet e përcaktuara në këtë udhërrëfyes që mbulon tri fusha kryesore: 1. Procesin Zgjedhor 2. Kuvendin dhe 3. Shoqërinë Civile.
GP – Prokurimi Publik: Tryeza Themeluese e Platformës së Partneritetit për Kapitullin 5, 16 janar 2024
Më 16 janar 2024 u mbajt Tryeza Themeluese për Kapitullin 5 – Prokurimi Publik në kuadër të Platformës së Partneritetit për Integrimin Europian dhe Konventës Kombëtare për Integrimin Europian nga EMA në bashkëpunim me Agjencinë e Prokurimit Publik. Ky takim shënoi themelimin formal të Tryezës së PPIE-së për Kapitullin 5, ku u prezantuan dy dokumente strategjike përkatësisht Draft-Strategjia Kombëtare për Prokurimin Publik 2024 – 2030 dhe Plani i saj i Veprimit 2024-2027, si dhe Plani Kombëtar për Integrimin Europian 2024 – 2026 për Kapitullin 5 në prani të anëtarëve të tryezës, të cilët ishin përfaqësues të shoqërisë civile, sektorit privat të biznesit, akademisë dhe medias, të përzgjedhur në bazë të thirrjes së bërë në kuadër të tryezës.
GP – Drejtësi, Liri, Siguri (Kapitulli 24): Udhërrëfyesi për Shtetin e së Drejtës dhe hapat e mëtejshëm pas çeljes së Grupimit 1: Themeloret, 7 dhjetor 2023
U zhvillua në Tiranë, më 7 dhjetor 2023 Tryeza për Grupin e Punës për Kapitullin 24 në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian dhe Platformës së Partneritetit për Integrimin Europian, nga Lëvizja Europiane në Shqipëri dhe Ministria e Brendshme e Shqipërisë. Me pjesëmarrjen e aktorëve të shoqërisë civile, ekspertëve të përfshirë në çështjet e kapitullit 24, përfaqësues nga universiteti dhe profesionistë përfaqësues nga administrata publike, fokusi i diskutimit ishte prezantimi i Udhërrëfyesit për Shtetin e së Drejtës dhe hapat konkrete që priten pas hapjes së negociatave për Grupimin 1 të kapitujve – Themeloret pas procesit screening të përfunduar me sukses për Shqipërinë. Continue reading “GP – Drejtësi, Liri, Siguri (Kapitulli 24): Udhërrëfyesi për Shtetin e së Drejtës dhe hapat e mëtejshëm pas çeljes së Grupimit 1: Themeloret, 7 dhjetor 2023”