Më 19 shtator 2024, u mbajt tryeza e radhës e Platformës së Partneritetit për Integrimin Europian dhe Konventës Kombëtare për Integrimin Europian për Kapitullin 5 – Prokurimi Publik, organizuar nga Agjencia e Prokurimit Publik dhe Lëvizja Europiane në Shqipëri, me tematikë kryesore miratimin e Strategjisë së Re Kombëtare për Prokurimin Publik 2024-2030 dhe Planit të Veprimit për zbatimin e saj 2024-2027.
GP – Prokurimi Publik (Kapitulli 5) – Rishikimi i Ligjit “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik-Privat (PPP)”, dhe praktikat më të mira europiane, 29 shkurt 2024
Tryeza e mbledhur më 29 shkurt 2024, në Hotel Xheko Imperial, solli së bashku aktorë të ndryshëm me synimin për të harmonizuar kuadrin ligjor të Shqipërisë që rregullon Koncesionet dhe Partneritetet Publike-Private (PPP) me direktivat e Bashkimit Europian. Organizuar së bashku nga Agjencia e Prokurimit Publik dhe Lëvizja Europiane në Shqipëri, aktiviteti kishte synim të eksploronte rrugët për përafrimin e ligjit “Për Koncesionet dhe PPP” me dispozitat e Direktivës së BE-së 2014/23/BE, duke i dhënë përparësi transparencës, konkurrencës dhe respektimit të standardeve ndërkombëtare. Continue reading “GP – Prokurimi Publik (Kapitulli 5) – Rishikimi i Ligjit “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik-Privat (PPP)”, dhe praktikat më të mira europiane, 29 shkurt 2024”
GP – Gjyqësori dhe të drejtat themelore (Kapitulli 23) – Roli aktiv i Shoqërisë Civile në Udhërrëfyesin për Funksionimin e Institucioneve Demokratike në kuadër të Kriterit Politik, 22 janar 2024
Më 22 janar 2024, Lëvizja Europiane në Shqipëri dhe Ministria e Drejtësisë organizuan në Tiranë Tryezën e Kapitullit 23 me temë: Roli aktiv i Shoqërisë Civile në Udhërrëfyesin për Funksionimin e Institucioneve Demokratike. Kjo Tryezë erdhi si nevojë për të diskutuar dhe konsultuar me anëtarët e tryezës dhe aktorë të shoqërisë civile pikat dhe masat e Udhërrëfyesit për Funksionimin e Institucioneve Demokratike dhe prioritetet e përcaktuara në këtë udhërrëfyes që mbulon tri fusha kryesore: 1. Procesin Zgjedhor 2. Kuvendin dhe 3. Shoqërinë Civile.
GP – Prokurimi Publik: Tryeza Themeluese e Platformës së Partneritetit për Kapitullin 5, 16 janar 2024
Më 16 janar 2024 u mbajt Tryeza Themeluese për Kapitullin 5 – Prokurimi Publik në kuadër të Platformës së Partneritetit për Integrimin Europian dhe Konventës Kombëtare për Integrimin Europian nga EMA në bashkëpunim me Agjencinë e Prokurimit Publik. Ky takim shënoi themelimin formal të Tryezës së PPIE-së për Kapitullin 5, ku u prezantuan dy dokumente strategjike përkatësisht Draft-Strategjia Kombëtare për Prokurimin Publik 2024 – 2030 dhe Plani i saj i Veprimit 2024-2027, si dhe Plani Kombëtar për Integrimin Europian 2024 – 2026 për Kapitullin 5 në prani të anëtarëve të tryezës, të cilët ishin përfaqësues të shoqërisë civile, sektorit privat të biznesit, akademisë dhe medias, të përzgjedhur në bazë të thirrjes së bërë në kuadër të tryezës.
GP – Tryeza Themeluese e Platformës së Partneritetit për Kapitullin 5 – Prokurimi Publik, 16 janar 2024
Më 16 janar 2024 u mbajt Tryeza Themeluese për Kapitullin 5 – Prokurimi Publik në kuadër të Platformës së Partneritetit për Integrimin Europian dhe Konventës Kombëtare për Integrimin Europian nga EMA në bashkëpunim me Agjencinë e Prokurimit Publik. Ky takim shënoi themelimin formal të Tryezës së PPIE-së për Kapitullin 5, ku u prezantuan dy dokumente strategjike përkatësisht Draft-Strategjia Kombëtare për Prokurimin Publik 2024 – 2030 dhe Plani i saj i Veprimit 2024-2027, si dhe Plani Kombëtar për Integrimin Europian 2024 – 2026 për Kapitullin 5 në prani të anëtarëve të tryezës, të cilët ishin përfaqësues të shoqërisë civile, sektorit privat të biznesit, akademisë dhe medias, të përzgjedhur në bazë të thirrjes së bërë në kuadër të tryezës.
GP III (Kapitulli 11): Bujqësia organike, 26 tetor 2022, Sarandë
Më 26 tetor 2022, Lëvizja Europiane në Shqipëri në bashkëpunim me Slovak Foreign Policy Association, me kontributin e Këshillit të Agrobiznesit në Shqipëri (KASH) dhe me mbështetjen financiare të SlovakAid organizuan në Sarandë sesionin e dytë të Grupit të Punës III (Zhvillimi Rural dhe Mbrojtja e Konsumatorit). Ky aktivitet u mbajt në kuadër të Konventës 2021-2023 dhe kishte në fokus Bujqësinë Organike.
Continue reading “GP III (Kapitulli 11): Bujqësia organike, 26 tetor 2022, Sarandë”
GP II (Kapitulli 24): Harmonizimi i legjislacionit të BE -së në fushën penale, 28 korrik 2021
Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) dhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë, në partneritet me Slovak Foreign Policy Association dhe mbështetjen financiare të Slovak Aid, zhvilluan më 28 korrik 2021, sesionin e katërt të GP II – Drejtësi, Liri, Siguri (Kapitulli 24) në kuadër të Konventës Kombëtare mbi Integrimin Europian në Shqipëri. Fokusi i këtij sesioni ishte harmonizimi i legjislacionit të BE -së në fushën e së drejtës penale. Profesorë dhe ekspertë të fushës folën për rrugën, detyrat dhe sfidat me të cilat Shqipëria do të përballet gjatë këtij procesi.
Sesioni Përfundimtar për Konventën Kombëtare për Integrimin Europian 2019-2021 në Shqipëri
Më 22 korrik, 2021, Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) në partneritet me Slovak Foreign Policy Association dhe me mbështetjen financiare të SlovakAid organizuan Sesionin Plenar përfundimtar për Konventën Kombëtare të Integrimit Europian në Shqipëri për periudhën 2019-2021. Gjatë periudhës 2019-2021, janë formuar pesë grupe pune dhe janë organizuar 20 sesione, më konkretisht: GP I – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore (Kapitulli 23); GP II – Drejtësia, Liria, Siguria (Kapitulli 24); GP III – Bujqësia dhe Mbrojtja e Konsumatorit (Kapitujt 11, 12 dhe 28); GP IV – Instrumentet e Koordinimit të Politikave dhe Strukturave Rajonale (Kapitulli 22) dhe GP V – Çështjet e Tregtisë dhe Ekonomisë (Katër Liritë dhe Kapitulli 20). Ky sesion plenar i organizuar online mblodhi rreth 60 pjesëmarrës nga institucionet shtetërore dhe organizatat e shoqërisë civile, sektori i biznesit dhe përfaqësues nga bota akademike dhe profesionistë të rinj. Continue reading “Sesioni Përfundimtar për Konventën Kombëtare për Integrimin Europian 2019-2021 në Shqipëri”
GP II (Kapitulli 24): Trajtimi i çështjeve të refugjatëve – programi i kuotave në BE dhe Sllovaki – mësimet e nxjerra për Shqipërinë, 21 korrik 2021
Më 21 korrik, 2021, Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) dhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë, në bashkëpunim me Slovak Foreign Policy Association dhe me mbështetjen financiare të Slovak Aid, organizuan sesionin e dytë të Grupit të Punës II (Drejtësia, Liria dhe Siguria) në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian , me temë: “Trajtimi i çështjeve të refugjatëve – programi i kuotave në BE dhe Sllovaki – mësimet e nxjerra për Shqipërinë”. Continue reading “GP II (Kapitulli 24): Trajtimi i çështjeve të refugjatëve – programi i kuotave në BE dhe Sllovaki – mësimet e nxjerra për Shqipërinë, 21 korrik 2021”