GP – Prokurimi Publik (Kapitulli 5): Çështjet kryesore dhe përfshirja e aktorëve të shoqërisë civile, 7 dhjetor 2023

Më 7 dhjetor 2023 u mbajt në Tiranë, Tryeza për Kapitullin 5 – Prokurimet Publike me tematikë “Çështjet kryesore dhe përfshirja e aktorëve të shoqërisë civile” në kuadër të ngritjes së Tryezave të Diskutimit dhe Konsultimeve të Platformës së Partneritetit për Integrimin Europian, e thirrur së bashku nga Lëvizja Europiane në Shqipëri, dhe Agjencia e Prokurimit Publik, si organi qendror përgjegjës për mbarëvajtjen e sistemit të prokurimit publik në Shqipëri. Qëllimi i kësaj tryeze ishte të paraqiste prokurimin publik si regjimi që mund të sigurojë transparencë, trajtim të barabartë, konkurrencë të lirë dhe mosdiskriminim në parimet e tij të përgjithshme, për të nxjerrë në pah procesin e përafrimit të kuadrit ligjor shqiptar kundrejt acquis të BE-së dhe të prezantojë thirrjen publike për anëtarësim në Tryezën për Kapitullin 5 brenda PPIE gjithashtu. Tryeza mblodhi së bashku përfaqësues të institucioneve të ndryshme, organizatave të shoqërisë civile, aktorë akademikë dhe mediatikë, sipërmarrje private, interesat e të cilëve janë të lidhura ngushtë me procesin e Integrimit Europian. Continue reading “GP – Prokurimi Publik (Kapitulli 5): Çështjet kryesore dhe përfshirja e aktorëve të shoqërisë civile, 7 dhjetor 2023”

Sesioni Plenar i Konventës Kombëtare për Integrimin Europian 2021-2023, 24 mars 2023

European Movement Albania  (EMA) dhe Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian (KKIE), në bashkëpunim me Slovak Foreign Policy Association, me mbështetjen financiare të SlovakAid, organizuan Sesionin Plenar të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian 2021- 2023. Aktiviteti u organizua në dy pjesë dhe në panelin e parë përshëndeti znj.Jorida Tabaku, Kryetare e KKIE, znj. Etilda Gjonaj, Nënkryetare e Komisionit për Integrimin Europian, z.Gledis Gjipali, Drejtor ekzekutiv i Lëvizja Europiane në Shqipëri dhe z. Tomas Strazay, Drejtor i Research Center of Slovak Foreign Policy Association (RC SFPA).

Continue reading “Sesioni Plenar i Konventës Kombëtare për Integrimin Europian 2021-2023, 24 mars 2023”

Grupi i Punës V: “Nisma për bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor- arritjet, kufizimet dhe angazhimi i tyre në integrimin në BE” 16 Mars 2023

Më datë 16 mars, në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian u mbajt aktiviteti “Nisma për bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor- arritjet kufizimet dhe angazhimi i tyre në integrimin në BE.”

Continue reading “Grupi i Punës V: “Nisma për bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor- arritjet, kufizimet dhe angazhimi i tyre në integrimin në BE” 16 Mars 2023”

Grupi i Punës II (Kapitulli 24): Migracioni i parregullt dhe rritja e rrezikut të kontrabandimi në Shqipëri – mbrojtja e të drejtave të migrantëve dhe bashkëpunimi ndërinstitucional, 06 mars 2023

Më 6 mars 2023, në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian u mbajt në Tiranë sesioni i radhës i Grupit të Punës II “Drejtësi, Liri, Siguri”, me temën “Migracioni i parregullt dhe rritja e rrezikut të kontrabandimi në Shqipëri – mbrojtja e të drejtave të migrantëve dhe bashkëpunimi ndërinstitucional”. Qëllimi i këtij aktivitetit ishte pikësëpari të informojë mbi problematikat e lidhura me migracionin e parregullt me fokus kontrabandimin e migrantëve si një fenomen gjithnjë e më i dukshëm në Shqipëri, dhe që po kthehet në një sfidë për autoritetet për ta parandaluar si dhe ka efekte negative mbi sigurinë dhe të drejtat e migrantëve. Continue reading “Grupi i Punës II (Kapitulli 24): Migracioni i parregullt dhe rritja e rrezikut të kontrabandimi në Shqipëri – mbrojtja e të drejtave të migrantëve dhe bashkëpunimi ndërinstitucional, 06 mars 2023”

GP III (Kapitulli 11, 12 dhe 28) Sfidat e mbrojtjes së konsumatorit në raport me evoluimin e inteligjencës artificiale, 28 shkurt 2023

Më 28 shkurt 2023, Grupi i Punës III (Zhvillimi Rural dhe Mbrojtja e Konsumatorit) organizoi në kuadër të Konventës sesionin e radhës me fokus te sfidat e mbrojtjes së konsumatorit në raport me evoluimin e inteligjencës artificiale.

Continue reading “GP III (Kapitulli 11, 12 dhe 28) Sfidat e mbrojtjes së konsumatorit në raport me evoluimin e inteligjencës artificiale, 28 shkurt 2023”

GP I (Kapitulli 23): Ndikimi i legjislacionit të BE ndaj sistemit gjyqësor kombëtar, gjatë dhe pas anëtarësimit në BE, 21 shkurt 2023

Më 21 shkurt 2023 u mbajt në Tiranë sesioni i radhës për Grupin e Punës I me temë “Ndikimi i legjislacionit të BE ndaj sistemit gjyqësor kombëtar, gjatë dhe pas anëtarësimit në BE”. Ky u mbajt në sajë të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian 2021-2023 që zbatohet nga EMA dhe Slovak Foreign Policy Association (SFPA) me mbështetjen financiare nga SlovakAid. Grupi i Punës I, falë eksperiencës së ekspertëve, po shqyrton dhe diskuton tema në fushën e të drejtave themelore, luftës ndaj korrupsionit, reformës në drejtësi dhe procesit screening për Kapitullin 23. Aktiviteti u zhvillua në formantin hibrid, me pjesëmarrje fizike në mjediset e Shkollës së Avokatisë dhe online në platformën ZOOM. Continue reading “GP I (Kapitulli 23): Ndikimi i legjislacionit të BE ndaj sistemit gjyqësor kombëtar, gjatë dhe pas anëtarësimit në BE, 21 shkurt 2023”

GP II (Kapitulli 24): Lufta kundër krimit Kibernetik në Shqipëri – Sfidat e reja në kuadër të procesit të Integrimit, 08 shkurt 2023

Më 8 shkurt 2023 u mbajt në Tiranë, tryeza e diskutimit për Kapitullin 24, me temën “Lufta kundër krimit Kibernetik në Shqipëri – Sfidat e reja në kuadër të procesit të Integrimit”. Ky aktivitet u zhvillua nga Ministria e Brendshme dhe Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA), në kuadër të Platformës së Partneritetit për Integrimin Europian dhe Konventës Kombëtare për Integrimin Europian. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga institucionet shtetërore si Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, dhe anëtarët e Tryezës për Kapitullin 24 të PPIE, nga shoqëria civile, universitetet dhe nga sektori privat.

Continue reading “GP II (Kapitulli 24): Lufta kundër krimit Kibernetik në Shqipëri – Sfidat e reja në kuadër të procesit të Integrimit, 08 shkurt 2023”

GP I (Kapitulli 23): E drejta e Pronës në kuadër të Kapitullit 23, 22 dhjetor 2022

Më 22 dhjetor 2022 u mbajt në Tiranë sesioni i dytë për Grupin e Punës I “Gjyqësori dhe Të Drejtat Themelore”, me temën “E drejta e Pronës në kuadër të Kapitullit 23”. Ky takim u mbajt në sajë të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian që zbatohet nga EMA dhe Slovak Foreign Policy Association (SFPA) me mbështetjen financiare nga SlovakAid. Continue reading “GP I (Kapitulli 23): E drejta e Pronës në kuadër të Kapitullit 23, 22 dhjetor 2022”

GP V (Kapitulli 3): Barrierat në kuadër të ofrimit të shërbimeve dhe njohja e kualifikimeve profesionale me BE, 20 dhjetor 2022, Shkodër

Të martën më datë 20 dhjetor 2022, u zhvillua në Shkodër sesioni i tretë për Grupin e Punës V (Çështjet e Tregtisë dhe Ekonomisë) me temë “Barrierat në kuadër të ofrimit të shërbimeve dhe njohja e kualifikimeve profesionale me BE (Kapitulli 3)”. Ky takim u mbajt në sajë të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian, që zbatohet nga EMA dhe Slovak Foreign Policy Association (SFPA) me mbështetjen financiare nga SlovakAid. EMA në bashkëpunim me Shoqatën e Grave Profesioniste Afariste e Zejtare të Shqipërisë (SHGPAZ) bëri bashkë sipërmarrës, ekspertë dhe anëtarë të OSHC -ve për të diskutuar më në detaje mbi sfidat kryesore që has sektori i shërbimeve jashtë Shqipërisë.

Continue reading “GP V (Kapitulli 3): Barrierat në kuadër të ofrimit të shërbimeve dhe njohja e kualifikimeve profesionale me BE, 20 dhjetor 2022, Shkodër”

GP III (Kapitulli 11) Modelet e zhvillimit socio-ekonomik për zonat rurale dhe përdorimi i pesticideve në bujqësinë organike 22 nëntor 2022, Vlorë

Më 22 nëntor, EMA në bashkëpunim me Slovak Foreign Policy Association, me kontributin e Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar dhe me mbështetjen financiare të SlovakAid zhvilloi në Vlorë sesionin e tretë të Grupit të Punës III. Ky aktivitet u mbajt në kuadër të Konventës 2021-2023 dhe u fokusua te modelet e zhvillimit socio-ekonomik për zonat rurale (Projekti pilot “Oazi Ekologjik i Butrintit”) dhe përdorimi i pesticideve në bujqësinë organike.

Continue reading “GP III (Kapitulli 11) Modelet e zhvillimit socio-ekonomik për zonat rurale dhe përdorimi i pesticideve në bujqësinë organike 22 nëntor 2022, Vlorë”