GP – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore (Kapitulli 23) – Ligji i Vullnetarizmit në Shqipëri: Si prioritet për zhvillimin e një mjedisi mundësues për shoqërinë civile, 9 korrik 2024

Më 9 korrik 2024, u mbajt tryeza për Ligjin e vullnetarizmit si prioritet për zhvillimin e një mjedisi mundësues për shoqërinë civile në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian në Tiranë. Tryeza u organizua nga Lëvizja Europiane në Shqipëri në bashkëpunim të ngushtë me Ministrin e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe Qendrën Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim. Kjo tryezë erdhi dhe si shtysë nga aktorët e shoqërisë civile, të cilët për më shumë se katër vjet po kërkojnë rishikimin e ligjit duke nxjerrë rekomandime dhe analiza për problematikat e ligjit ekzistues. Continue reading “GP – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore (Kapitulli 23) – Ligji i Vullnetarizmit në Shqipëri: Si prioritet për zhvillimin e një mjedisi mundësues për shoqërinë civile, 9 korrik 2024”

GP – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore (Kapitulli 23) – Integrimi në Shqipëri dhe Europë i secilit prej nesh – Mbrojtja e të drejtave themelore dhe komunitetet e margjinalizuara,14 maj 2024

Më datën 14 maj 2024, Lëvizja Europiane në Shqipëri në bashkëpunim me organizatën Pro LGBT organizuan tryezën e radhës për Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore, në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian me temë “Integrimi në Shqipëri dhe Europë i secilit prej nesh – mbrojtja e të drejtave themelore dhe komunitetet e margjinalizuara”. Në këtë aktivitet u diskutuan çështje të lidhura me të drejtat e njeriut dhe veçanërisht mbrojtja dhe promovimi i tyre me një vëmendje të veçantë ndaj grupeve të margjinalizuara në Shqipëri. Continue reading “GP – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore (Kapitulli 23) – Integrimi në Shqipëri dhe Europë i secilit prej nesh – Mbrojtja e të drejtave themelore dhe komunitetet e margjinalizuara,14 maj 2024”

GP – Gjyqësori dhe të Drejta Themelore (Kapitulli 23) – Mbrojtja e fëmijëve online nga çdo lloj forme dhune dhe abuzimi, 28 mars 2024

Tryeza për Kapitullin 23 në kuadër të Platformës së Partneritetit për Integrimin Europian dhe Konventës Kombëtare për Integrimin Europian financuar nga Bashkimi Europian dhe organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Lëvizja Europiane në Shqipërinë më 28 mars 2024, bëri së bashku anëtarë të tryezës dhe aktorë të ndryshëm të institucioneve shtetërore, organizata të shoqërisë civile, profesionistë të ligjit, ekspertë dhe aktivistë  për të diskutuar mbi mbrojtjen e fëmijëve online nga çdo lloj forme dhune dhe abuzimi. Ekspertët panelistë gjatë prezantimeve të tyre  sollën në vëmendje çështje kritike lidhur me mbrojtjen e fëmijëve në internet dhe parandalimin e krimit tek të miturit. Continue reading “GP – Gjyqësori dhe të Drejta Themelore (Kapitulli 23) – Mbrojtja e fëmijëve online nga çdo lloj forme dhune dhe abuzimi, 28 mars 2024”

GP – Drejtësis, Liri, Siguri (Kapitulli 24) – Objektivat prioritare në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Migracionin 2024-2030 – Menaxhimi i migracionit të parregullt dhe bashkëpunimi me Frontex, 31 janar 2024

U zhvillua më 31 janar 2024, në mjediset e Shtëpisë së Europës tryeza për Kapitullin 24 – Drejtësi, Liri, Siguri nga Ministria e Brendshme dhe Lëvizja Europiane në Shqipëri, si pjesë e Platformës së Partneritetit për Integrimin Europian dhe Konventës Kombëtare për Integrimin Europian, në kuadër të aksionit “Ndërtimi i Partneritetit mbi Çështjet Themelore: Fuqizimi i OSHC-ve për procesin e anëtarësimit në BE” mbështetur nga Bashkimi Europian (IPA CSF 2021). Continue reading “GP – Drejtësis, Liri, Siguri (Kapitulli 24) – Objektivat prioritare në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Migracionin 2024-2030 – Menaxhimi i migracionit të parregullt dhe bashkëpunimi me Frontex, 31 janar 2024”

GP – Kontrolli Financiar (Kapitulli 32)

Kapitulli 32  fokusohet në miratimin e standardeve botërore si COSO, INTOSAI dhe praktikat e auditimit për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Europian dhe Euros nga falsifikimi. Objektivat kryesore janë stabiliteti financiar, parandalimi i keqpërdorimit të mjeteve financiare, zhvillimi i sistemit efikas të Kontrollit të Brendshëm Publik, mbrojtja e interesave financiare të BE-së dhe lufta kundër korrupsionit. Diskutimet e grupit të punës përfshijnë kontrollin e brendshëm financiar publik, auditimin e jashtëm dhe parandalimin e falsifikimit të Euros.

GP – Statistikat (Kapitulli 18)

Kapitulli 18 për statistikat kërkon një infrastrukturë statistikore të bazuar në paanshmëri, besueshmëri, transparencë, konfidencialitet të të dhënave individuale dhe shpërndarje të statistikave zyrtare. Instituti kombëtar i statistikave është pikë referimi për metodologjinë, prodhimin dhe shpërndarjen e informacionit statistikor dhe mbulon metodologjinë dhe procedurat për të mbledhur të dhëna në fusha të ndryshme si ekonomia, demografia, shoqëria, biznesi, transporti, mjedisi, shkenca dhe teknologjia. Në kuadër të Kapitullit 18, përfshihen statistikat demografike dhe sociale, ekonomike, sektoriale, mjedisore dhe multidomain. Synimi i këtij kapitulli është harmonizimi i praktikave statistikore për transparencë, koordinim dhe përdorim efikas të statistikave sipas standardeve ndërkombëtare dhe metodologjive të pranuara.

GP – Prokurimi Publik (Kapitulli 5)

Kapitulli 5 i acquis për prokurimin publik ka si qëllim të sigurojë transparencë, trajtim të barabartë, konkurrencë të lirë dhe mosdiskriminim në proceset e prokurimit publik. Këto parime zbatohen në kontratat publike për punë, shërbime dhe mallra, duke promovuar konkurrencën e hapur dhe efektivitetin në përdorimin e burimeve publike. Në të njëjtën kohë, përcaktohen rregulla specifike për koordinimin e prokurimit publik në autoritetet kontraktore tradicionale dhe sektorë të veçantë. Organe të specializuara zbatuese janë përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e këtyre rregullave, duke siguruar respektimin e parimeve të prokurimit publik dhe trajtimin e ankesave. Kapitulli 5 është pjesë e Grupkapitullit 1: Themeloret, që do negociohen të parat në procesin e negociatave, për këtë është vlerësuar me rëndësi ngritja e një Grupi Pune për këtë kapitull.

 

Konventa 2023-2026:

Strategjia e Re Kombëtare për Prokurimin Publik 2024-2030 dhe Plani i Veprimit 2024-2027, 19 shtator 2024

pdf  Rekomandime, Sesioni 4 “Strategjia e Re Kombëtare për Prokurimin Publik 2024-2030 dhe Plani i Veprimit 2024-2027”, 19 shtator 2024

Microsoft PowerPoint - Wikipedia  Prezantim i ekspertit shqiptar, Strategjia e re Kombëtare për Prokurimin Publik 2024-2030 dhe Plani i Veprimit 2024-2027

Microsoft PowerPoint - Wikipedia  Prezantim i ekspertit shqiptar, Strategjia Kombëtare për Prokurimit Publik 2020-2023

pdf Ftesa dhe Programi, Sesioni 4 “Strategjia e Re Kombëtare për Prokurimin Publik 2024-2030 dhe Plani i Veprimit 2024-2027”, 19 shtator 2024

 

Rishikimi i Ligjit “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik-Privat (PPP)”, dhe praktikat më të mira europiane, 29 shkurt 2024

pdf Rekomandime, Sesioni 3 “Rishikimi i Ligjit “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik-Privat (PPP)”, dhe praktikat më të mira europiane”, 29 shkurt 2024

Microsoft PowerPoint - Wikipedia  Prezantim i ekspertit sllovak “Praktikat më të mira europiane për përafrimin e Ligjit të Koncesioneve dhe PPP me fokus Sllovakinë, 29 shkurt 2024

Microsoft PowerPoint - Wikipedia  Prezantim i ekspertit sllovak, Zyra e Prokurimit Publik, Sllovaki, 29 shkurt 2024

Microsoft PowerPoint - Wikipedia Prezantim i ekspertit shqiptar, Rishikimi i Ligjit “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik-Privat (PPP)”, dhe praktikat më të mira europiane, 29 shkurt 2024

pdf Ftesa dhe Programi, Sesioni 3 “Rishikimi i Ligjit “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik-Privat (PPP)”, dhe praktikat më të mira europiane”, 29 shkurt 2024

 

Tryeza Themeluese e Platformës së Partneritetit për Kapitullin 5 – Prokurimi Publik, 16 janar 2024

pdf Rekomandime, Sesioni 2 “Tryeza Themeluese e Platformës së Partneritetit për Kapitullin 5 – Prokurimi Publik”, 16 janar 2024

Microsoft PowerPoint - Wikipedia Prezantim i ekspertit shqiptar, Plani Kombëtar për Integrimin Europian 2024-2026: Kapitulli 5 “Prokurimi Publik”, 16 janar 2024

Microsoft PowerPoint - Wikipedia Prezantim i ekspertet shqiptare, Draft Stategjia Kombëtare për Prokurimin Publik 2024-2023, 16 janar 2024

pdf Ftesa dhe Programi, Sesioni 2 “Tryeza Themeluese e Platformës së Partneritetit për Kapitullin 5 – Prokurimi Publik”, 16 janar 2024

 

Tryeza për Kapitullin 5 – Prokurimi Publik: Çështjet kryesore dhe përfshirja e aktorëve të shoqërisë civile, 7 dhjetor 2023

pdf Rekomandime, Sesioni 1 “Tryeza për Kapitullin 5 – Prokurimi Publik: Çështjet kryesore dhe përfshirja e aktorëve të shoqërisë civile”, 7 dhjetor 2023

Microsoft PowerPoint - Wikipedia Prezantim i ekspertes shqiptare, Sesioni 1 “Tryeza për Kapitullin 5 – Prokurimi Publik: Çështjet kryesore dhe përfshirja e aktorëve të shoqërisë civile”, 7 dhjetor 2023

pdf Ftesa dhe Programi, Sesioni 1 “Tryeza për Kapitullin 5 – Prokurimi Publik: Çështjet kryesore dhe përfshirja e aktorëve të shoqërisë civile”, 7 dhjetor 2023

GP – Drejtësi, Liri, Siguri (Kapitulli 24): Udhërrëfyesi për Shtetin e së Drejtës dhe hapat e mëtejshëm pas çeljes së Grupimit 1: Themeloret, 7 dhjetor 2023

U zhvillua në Tiranë, më 7 dhjetor 2023 Tryeza për Grupin e Punës për Kapitullin 24 në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian dhe Platformës së Partneritetit për Integrimin Europian, nga Lëvizja Europiane në Shqipëri dhe Ministria e Brendshme e Shqipërisë. Me pjesëmarrjen e aktorëve të shoqërisë civile, ekspertëve të përfshirë në çështjet e kapitullit 24, përfaqësues nga universiteti dhe profesionistë përfaqësues nga administrata publike, fokusi i diskutimit ishte prezantimi i Udhërrëfyesit për Shtetin e së Drejtës dhe hapat konkrete që priten pas hapjes së negociatave për Grupimin 1 të kapitujve – Themeloret pas procesit screening të përfunduar me sukses për Shqipërinë. Continue reading “GP – Drejtësi, Liri, Siguri (Kapitulli 24): Udhërrëfyesi për Shtetin e së Drejtës dhe hapat e mëtejshëm pas çeljes së Grupimit 1: Themeloret, 7 dhjetor 2023”

GP – Prokurimi Publik (Kapitulli 5): Çështjet kryesore dhe përfshirja e aktorëve të shoqërisë civile, 7 dhjetor 2023

Më 7 dhjetor 2023 u mbajt në Tiranë, Tryeza për Kapitullin 5 – Prokurimet Publike me tematikë “Çështjet kryesore dhe përfshirja e aktorëve të shoqërisë civile” në kuadër të ngritjes së Tryezave të Diskutimit dhe Konsultimeve të Platformës së Partneritetit për Integrimin Europian, e thirrur së bashku nga Lëvizja Europiane në Shqipëri, dhe Agjencia e Prokurimit Publik, si organi qendror përgjegjës për mbarëvajtjen e sistemit të prokurimit publik në Shqipëri. Qëllimi i kësaj tryeze ishte të paraqiste prokurimin publik si regjimi që mund të sigurojë transparencë, trajtim të barabartë, konkurrencë të lirë dhe mosdiskriminim në parimet e tij të përgjithshme, për të nxjerrë në pah procesin e përafrimit të kuadrit ligjor shqiptar kundrejt acquis të BE-së dhe të prezantojë thirrjen publike për anëtarësim në Tryezën për Kapitullin 5 brenda PPIE gjithashtu. Tryeza mblodhi së bashku përfaqësues të institucioneve të ndryshme, organizatave të shoqërisë civile, aktorë akademikë dhe mediatikë, sipërmarrje private, interesat e të cilëve janë të lidhura ngushtë me procesin e Integrimit Europian. Continue reading “GP – Prokurimi Publik (Kapitulli 5): Çështjet kryesore dhe përfshirja e aktorëve të shoqërisë civile, 7 dhjetor 2023”