Në kuadrin e projektit “Monitorimi i Kapitujve 23 dhe 24 të pranimit në BE të Shqipërisë nëpermjet këndvështrimit të Shoqërisë Civile”, mbështetur nga Fondacioni Konrad-Adenauer-Stiftung, nëpërmjet programit për sundimin e ligjit në Europën Jug-Lindore (RLP, SEE)Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) organizoi në Tiranë më 23 tetor 2017 aktivitetin informativ në të cilin ekspertët paraqitën raportet përkatëse të monitorimit.
Tryezë Diskutimi: Të Drejtat e të huajve në Shqipëri – Sa përputhet Legjislacioni Shqiptar me Acquis Europian dhe të Drejtën Ndërkombëtare?
Lëvizja Europiane në Shqipëri në bashkëpunim me Fondacionin Pontis organizoi më 28 prill 2017 aktivitetin me fokus në “Të Drejtat e të Huajve në Shqipëri – Sa përputhet Legjislacioni Shqiptar me Acquis Europian dhe të Drejtën Ndërkombëtare?“. Continue reading “Tryezë Diskutimi: Të Drejtat e të huajve në Shqipëri – Sa përputhet Legjislacioni Shqiptar me Acquis Europian dhe të Drejtën Ndërkombëtare?”
Grupet e punës
Krijimi dhe organizimi i Grupeve të Punës:
Grupet e punës po krijohen në bazë të çështjeve të rëndësishme në kuadër të procesit të integrimit europian të vendit. Secili Grup Pune kryesohet nga dy bashkë-drejtues, dhe përbëhet nga një ekspert i brendshëm i Grupit të Punës përkatës dhe anëtarët e rregullt. Përfaqësuesve të strukturave qeveritare (ministritë dhe agjencitë përkatëse) do t’u ofrohet të marrin bashkë-kryesimin e grupeve të punës. Në rast se ata refuzojnë ofertën ekspertë nga sektori privat dhe organizatat jo-qeveritare do të adresohen. Një Grup Pune përfshin një apo disa kapituj të Acquis së BE, dhe sesionet për atë grup pune fokusohen në tema dhe çështje të lidhura me kapitujt përkatës. Në çdo sesion të grupeve të punës një eskpert sllovak apo rajonal përfshihet duke ofruar ekspertizën dhe eksperiencën e vendit nga vjen. Pjesa dërrmuese e aktiviteteve zhvillohen në kryeqytet, për të nxitur ndërgjegjësimin e rëndësisë kritike të institucioneve në nivelit shtetëror, njohur nga BE-ja si homologët në negociata, me qëllim suksesin e reformave dhe integrimit në BE. Të paktën një e treta e eventeve pjesë të projektit synohen të mbahen jashtë kryeqytetit – në qytete të tjera të Shqipërisë. Anëtarë të Grupeve të Punës ftohen të bëhen ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të komuniteti të biznesit, agrobiznesit dhe partnerëve socialë, si dhe hulumtues dhe përfaqësues të universiteteve dhe qëndrave kërkimore, si dhe ekspertë të pavarur.
Rezultatet e pritshme të Grupeve të Punës
• Përgatitja e rekomandimeve të politikave gjatë diskutimeve në Sesionet e Grupeve të Punës;
• Studime dhe hulumte nga ekspertët e brendshëm të Grupeve të Punës;
• Njoftime për shtyp dhe shpërndarje e informacionit duke përdorur mjete të ndryshme komunikimi dhe duke iu drejtuar aktorëve shtetërorë dhe jo-shtetërorë
•Publikimi Raporteve Monitruese dhe Vlerësuese mbi procesin e integrimit europian dhe negociatave për kapitujt e përfshirë në Grupet e Punës
• Krijimi i rrjetit të think-tank-eve në bashkëpunim me segmente të tjera të shoqërisë (qeverinë, sipërmarrësit, pushtetin lokal, etj.), për çështjet aktuale të integrimit në BE
Ju ftojmë të bëheni pjesë e Grupeve të Punës duke plotësuar Formularin e Regjistrimit.
Grupet e Punës të ngritura deri më tani:
Udhërrëfyesi i Qeverisë për Shoqërinë Civile
Më 26 shkurt, Ministrja e Integrimit Europian, znj. Kladja Gjosha mori pjesë në takimin me grupet e interesit për konsultimin e Udhërrëfyesit të Qeverisë për Shoqërinë Civile. Ky dokument shumë i rëndësishëm ka për qëllim intensifikimin e bashkëpunimit dhe partneritetin ndërmjet autoriteteve shtetërore dhe shoqërisë civile në formësimin dhe zbatimin e politikave publike, si veçori thelbësore të një shteti modern që është në shërbim të qytetarit.
“Ministria e Integrimit Europian, e ka një ndër prioritetet kryesore të punës së saj, thellimin e bashkëpunimit me shoqërinë civile, konsultimin gjithnjë e më intensiv me të për çdo hap dhe iniciativë në funksion të procesit të integrimit”, tha Ministrja Gjosha gjatë takimit, ku u prezantua Udhërrëfyesi dhe Plani i veprimit për implementimin e tij.
“Ky Udhërrëfyesi, i cili është përgatitur nga ekspertë shqiptarë dhe të huaj me eksperiencë të spikatur në sektorin e shoqërisë civile, pritet të kontribuojë në zhbllokimin e potencialit që buron nga përmirësimi i bashkëpunimit qeveri-shoqëri civile”, tha Ministrja Gjosha.
Ministrja, nënvizoi se shoqëria civile si e tërë, në filozofinë e qeverisë, është një partner themelor përgjatë të gjitha reformave dhe proceseve integruese që po ndërmerren. Ministrja e konsideroi sfidë dhe motivim për të krijuar të gjithë mekanizmat të cilët mundësojnë pjesëmarrjen e gjerë dhe të qëndrueshme të këtij sektori në çdo hap që hedh vendi për procesin e integrimit.
Konferenca “Konventa për Integrimin Europian”
Më 9 mars, Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA), në partneritet me Slovak Foreign Policy Association, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Integrimit Europian, organizoi Konferencën “Konventa për Integrimin Europian” pranë ambjeteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Të pranishëm në këtë Konferencë ishin: SH.T.Z. Miroslav Lajčák, Zv/kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, SH.T.Z. Ditmir Bushati, Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Gjithashtu, aktiviteti mblodhi përfaqësues të ministrive, analistë, media, akademikë, shoqëri civile, etj. të cilët u përfshinë në një debat të hapur mbi Konventën për Integrimin Europian dhe rolin e saj për vazhdimin e mëtejshëm të rrugëtimit të Shqipërisë drejt Integrimit Europian. Continue reading “Konferenca “Konventa për Integrimin Europian””
Projektet e përbashkëta rajonale, Ministrat Gjosha, Haxhinasto e Ahmetaj takim me Drejtorin e Drejtorisë së Zgjerimit të Komisionit Evropian, z. Jean Eric Paquet.
Forcimi i lidhjeve ekonomike rajonale dhe projektet e përbashkëta të vendeve të Ballkanit Perëndimor në 4 fushat konkrete (infrastrukturë, energji , SME investim në burime njerëzore , turizëm) ishin pikat kryesore të diskutimeve gjatë këtij takimi.
Fryma e bashkëpunimit e theksuar edhe në Konferencën e Berlinit të zhvilluar në 28 gusht 2014, u cilësia e domosdoshme për të nxitur reformat në vendet e rajonit, duke u bërë shtysë në integrimin e mëtejshëm të tij.
U ritheksua gjithashtu se përqasja ndaj problemeve politike, socio-ekonomike në Ballkanin Perëndimor, kërkon gjetjen nga vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian të zgjidhjeve të përbashkëta.
Z. Paquet, nënvizoi se është i nevojshëm një investim nga të dy palët: nga vendet e rajonit për të gjetur konsensusin për të investuar në atë çfarë është e rëndësishme në zhvillimin e rajonit, dhe nga vendet anëtare të BE-së dhe vetë BE-ja për ti mbështetur ato financiarisht.
Gjithashtu u theksua se përdorimi sa më efektiv i mekanizmave konkretë në lidhje me përzgjedhjen e projekteve, në nivel kombëtar dhe rajonal për të shfrytëzuar sa më mirë burimet financiare që mund të përthithen për realizimin e tyre.
Rreth Konventës
Duke e kuptuar Integrimin në BE jo thjesht si një axhendë institucionale, por si një projekt ambicioz zhvillimi i nxitur vazhdimisht nga shoqëria, Lëvizja Europiane në Shqipëri përkushtohet intensivisht për promovimin e vlerave europiane dhe rritjes së ndërgjegjësimit të opinionit publik për ndikimin dhe përfitimet që sjell anëtarësimi i Shqipërisë në BE. Një ndër projektet e ndërmarra është “Konventa Kombëtare për Integrimin Europian të Shqipërisë”, implementimi i së cilës përfshin periudhën 2014-2016, në partneritet me Slovak Foreign Policy Association.
Kjo iniciativë ka si qëllim të përgjithshëm rritjen e pjesëmarrjes të të gjithë segmenteve të shoqërisë shqiptare në formulimin e politikave kombëtare. Vëmendje e veçantë i kushtohet përpjekjes për integrimin europian të vendit, si dhe promovimin e bashkëpunimit të sektorit shtetëror me shoqërinë civile, me qëllim forcimin e kapaciteteve dhe aftësive që mundësojnë plotësimin e kritereve për integrimin në BE.
Konventa Kombëtare për Integrimin Europian një model unik, i cili është aplikuar dhe zhvilluar me sukses nga Slovak Foreign Policy Association gjatë vitit 2003-2007. Bazuar në modelin sllovak, projekti është implementuar në Serbi, Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi, Ukrainë dhe Moldavi. Në të 5 shtetet, faza fillestare e projektit është financuar në sajë të Slovak Aid.
Qëllimet e Konventës Kombëtare të Integrimit Europian
- Të institucionalizojë debatin publik lidhur me çështjet e Bashkimit Europian, bazuar në partneritetin mes qeverisë, shoqërisë civile si dhe organizatave të biznesit.
- Të forcojë aftësitë e ekspertëve në negociatat lidhur me Integrimin Europian;
- Të angazhojë publikun e gjerë në hartimin e politikave kombëtare për çështjet lidhur me Integrimin Europian, në sajë të krijimit të komuniteteve sektoriale të BE-së në bazë të modelit të Grupeve të Punës të Konventës Kombëtare të Integrimit;
- Të krijojë një kanal të përhershëm dhe interaktiv informimi për të gjitha segmentet e shoqërisë;
- Të transferojë eksperiencën sllovake në fushën e ndërtimit të institucioneve demokratike dhe dialogut të përhershëm profesional.
Ndikimet e Projektit
- Krijimi i një forumi debati të qëndrueshëm, koherent dhe i strukturuar tematikisht, i fokusuar në marrëdhëniet mes BE-së dhe Shtetit;
- Mbështetja e përpunimit të pozicionimit kombëtar dhe krijimin e konsensusit kombëtar në çështje specifike (përgatitje ndaj procesit të negociatave);
- Forcimi i kapaciteteve të qeverisë dhe OJQ-ve lidhur me procesin e integrimit europian;
- Strukturimi i informacionit për BE-në, bazuar në interesat sektorale të segmenteve kyç të shoqërisë (përmirësimi i njohurive të përgjithshme dhe profesionale);
- Përmirësimi i gatishmërisë së shtetit për integrim në strukturat ndërkombëtare.
Rezultatet e Projektit
- Rekomandime politikash nga Seancat Plenare;
- Rekomandime politikash nga Sesionet e Grupeve të Punës;
- Rezultatet e hulumtimit të Grupeve të Punës (ekspertët e brendshëm të Grupeve të Punës)
- Njoftime për shtyp dhe konferenca për shtyp (pas çdo sesioni të Grupeve të Punës dhe pas çdo seance plenare);
- Faqe online specifikisht për Konventën Kombëtare të Integrimit;
- Publikime (rekomandime politikash: Seancat Plenare, mbledhjet e grupeve të Punës dhe rezultate nga kërkimet e ekspertëve të brendshëm);
- Krijimi i rrjetit të think-tank-eve në bashkëpunim me segmente të tjera të shoqërisë (qeverinë, sipërmarrësit, pushtetin lokal, etj), për çështjet e rendit të ditës të integrimit në BE.
Raporteri i Parlamentit Europian për Shqipërinë z. Knut Fleckenstein
“Janë tre mesazhe të rëndësishme që unë do të doja të përcillja dhe janë pikërisht rëndësia e forcimit të shtetit të së drejtës, kultura politike si dhe përfshirja e shoqërisë civile në reformat që ndërmerren. Keni një rrugë të gjatë përpara”, është shprehur z. Fleckenstein
Në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, Raporteri i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, nënvizoi se Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet e saj dhe shprehu gatishmërinë për të asistuar dhe ofruar ndihmë në të gjitha fushat ku është e nevojshme. z. Fleckenstein u interesua për përfshirjen e shoqërisë civile në reformat që po ndërmerren si dhe masat që janë marrë respektimin e të drejtave të njeriut.
Objektivat e integrimit për 2015
Ristrukturimi i strukturave të integrimit në gjithë Ministritë e Linjës, mbledhjet e grupeve të punës që monitorojnë zbatimin e 5 prioriteteve të lëna nga Komisioni Europian,Tryezat e Dialogut të Nivelit të Lartë, takimet bilaterale për të ruajtur një klimë dhe një imazh sa më pozitiv të vendit me partnerët Europianë, Hartimi i Strategjisë Kombëtare të Komunikimit, koordinimi sa më i mirë më të gjithë aktorët janë disa nga objektivat kryesorë të punës të Ministrisë së Integrimit Europian.
GP – Mjedisi (Kapitulli 27)
Politikat e BE-së për mjedisin kanë si qëllim që të promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm. Duke pasur parasysh se Shqipëria do të duhet të marrë masa në drejtim të rritjes së nivelit të mbrojtjes së mjedisit, Grupi i Punës VI u formua me qëllim lehtësimin e komunikimit të institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile që të bashkëpunojnë dhe diskutojnë intensivisht e në mënyre konstruktive mbi çështjet e legjislacionit horizontal, cilësinë e ajrit dhe ndryshimet klimatike, menaxhimni e mbetjeve, cilësinë e ujërave;mbrojtjaen e natyrës, kontrollin e ndotjes industriale dhe menaxhimni e riskut, organizmat e modifikuara gjenetikish, kimikate, zhurmat, pyjet.
Rekomandimet, Sesioni 4, “Mbrojtja e Mjedisit nëpërmjet Legjislacionit Penal”, 17 dhjetor 2015