“Në Gjermani nuk ka azil ekonomik” është e shkruar në titujt kryesor të lajmeve në Shqipëri. Nëpërmjet tyre ambasada gjermane në Tiranë paralajmëron shqiptarët t’i ruhen “përfituesve skrupuloz” të cilët “tregojnë përralla për rezidencë të garantuar, punësim dhe apartamente falas në Gjermani”. Valë të ngjashme njerëzish janë larguar gjithashtu nga Kosova dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor drejt Europës. Por tani, Shqipëria po shndërrohet në “vend problematik” për autoritetet e azilit në Gjermani.
Numri i aplikantëve që kërkojnë azil po rritet me shpejtësi. Por nga ana tjetër kuotat e pranueshmërisë nga autoritetet gjermane janë të ulëta.
Sipas informacioneve nga Agjencia Federale për Migrimin dhe Refugjatët ( BAMF ), thuajse gjysma e shqiptarëve që kanë aplikuar për azil në Europë, kanë kërkuar azil në Gjermani. Republika Federale Gjermane ka marr 7, 865 aplikime që vijnë për herë të parë nga shqiptarët dhe 248 aplikime të tjera si ripërtëritje e kërkesave të mëparshme.Në maj të vitit 2015, Shqipëria renditej vend kryesor i origjinës së azil-kërkuesve.
4,743 kërkesa u regjistruan për herë të parë vetëm gjatë këtij viti. Në qarqet e sigurisë, raportuesit tregojnë se një rol në këtë drejtim kanë filluar të luajnë edhe kompanitë e autobusëve nga Kosova të vendosur në Veri të Shqipërisë, të cilët ofrojnë udhëtime të lira për në Gjermani, shpesh duke bërë premtime false të tilla si ideja e punësimit të menjëhershëm.
Me të ardhurat reale për frymë 280 € në muaj, Shqipëria renditet ndër vendet më të varfra në Europë. Norma zyrtare e papunësisë është 18 %. Vendi gjithashtu po lufton çështje të rëndësishme si korrupsioni. Si rezultat, joshjet për të siguruar një leje qendrimi për arsye ekonomike në Gjermani apo në vende të tjera europiane do të jenë gjithmonë tunduese.