728 x 90

Sesioni Plenar Rajonal, Tiranë, 19 dhjetor 2024

  • In
  • 17 Qershor, 2025
  • 43 Views
Sesioni Plenar Rajonal, Tiranë, 19 dhjetor 2024
Session Date: 19 Dhjetor, 2024

Sesioni Plenar Rajonal i nismës “Drejtësia le të Sundojë Rajonin” u zhvillua në Tiranë më 19 dhjetor 2024, i organizuar në bashkëpunim me Konventën Kombëtare për Integrimin Europian, e cila zbatohet nga Lëvizja Europiane në Shqipëri që prej vitit 2014. 

Panelet teknike të këtij aktiviteti u paraqitën si një sinergji mes ekspertësh nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, të cilët morën pjesë aktive në të gjitha diskutimet e sesionit plenar. Fokusi kryesor ishte mbi progresin e reformave në shtetin e së drejtës, vlerësimin e ecurisë në Kapitujt 23 dhe 24, si dhe përforcimin e qeverisjes në raport me Kapitujt 5, 18 dhe 32 të Grupkapitullit I – Themelorët. 

Përmes këtyre forumeve, që në fillim është nxitur bashkëpunimi rajonal dhe është ndërtuar një frymë konsensusi ndërmjet vendeve pjesëmarrëse. Është treguar një interes i veçantë për adresimin e duhur të sfidave në fushat e shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut dhe qeverisjes së mirë. Këto diskutime kanë theksuar domosdoshmërinë e një planifikimi të mirëfilltë dhe të ndërhyrjeve të synuara, si kushte të domosdoshme për të çuar përpara rajonin drejt aspiratave të tij europiane.

E-Learning