728 x 90

Takimi Rajonal i Ekspertëve “Përmes Nismave Rajonale drejt Reformave të Suksesshme në Gjyqësor dhe Luftën kundër Korrupsionit”, Shkup, 12 dhjetor 2024

  • In
  • 17 Qershor, 2025
  • 34 Views
Takimi Rajonal i Ekspertëve “Përmes Nismave Rajonale drejt Reformave të Suksesshme në Gjyqësor dhe Luftën kundër Korrupsionit”, Shkup, 12 dhjetor 2024
Session Date: 12 Dhjetor, 2024

Presidentja e Lëvizjes Europiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe koordinatore kombëtare e Konventës Kombëtare për Bashkimin Europian në Republikën e Maqedonisë së Veriut (NCEU-MK), Mileva Gurovska, foli për rëndësinë e konventave kombëtare në kuadër të projektit “Drejtësia le të Sundojë në Rajon”.

“Besoj se ka ardhur koha të gjejmë rrugën e vërtetë në procesin e integrimit europian, e cila është shteti i së drejtës. Jemi këtu për të përcaktuar rrugët për të arritur atje. Qëllimi ynë është anëtarësimi në BE. Pas 20 vitesh nuk mund t’i bëjmë vetes pyetjen pse kemi vendosur të ndjekim këtë rrugë, por duhet të arrijmë qëllimin. Ecja në këtë rrugë duhet të përfundojë. Çështjet dypalëshe nuk duhet të pengojnë përparimin e vendeve. Duhet të jemi në gjendje të zbatojmë seriozisht reformat që të përmbushim këtë qëllim“, tha Gurovska në fjalën e saj.

Nirvana Deliu, koordinatore e projektit të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian në Shqipëri, foli për zbatimin e kritereve të BE-së. “Ka shumë reforma që kërkohen nga ne. Mund të kemi ligje të mira, por si qëndron puna me zbatimin e tyre? A kanë vendet kapacitet për të zbatuar gjithë legjislacionin? Këtu besoj se shoqëria civile mund të luajë një rol“, shpjegoi Deliu.

Qëllimi i i këtij takimi ishte të nxisë një dialog të strukturuar ndërmjet ekspertëve dhe palëve të interesuara (institucioneve, sektorit civil, komunitetit të biznesit, komunitetit akademik dhe të tjerëve) përmes shkëmbimit të përvojave dhe njohurive për çështje thelbësore nga Grupkapitulli 1 – Themelorët.

 

E-Learning