Më datë 16 mars, në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian u mbajt aktiviteti “Nisma për bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor- arritjet kufizimet dhe angazhimi i tyre në integrimin në BE.”
Ky aktivitet u hap me fjalë përshëndetëse nga Mona Xhexhaj,Drejtore Ekzekutive e AIEN e cila vlerësoi organizimin e këtij sesioni dhe rëndësinë e temës së trajtuar për vendin tonë.
Odeta Barbullushi, Këshilltare e Kryeministrit foli mbi objektivat që ka Tregu i Vetëm Rajonal dhe rolin e tij në thellimin e integritetit ekonomik. Barbullushi bëri një përshkrim të çështjeve të trajtuara në Samitin 2018, ku Shqipëria kishte shtruar çështje që lidheshin me përfshirjen e vendit tonë në mekanizmat e tregtimit të emergjencës ose krizës së ushqimit, Kërkesë tjetër e rëndësishme ishte për fusha që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm si në fusha e arsimit të lartë, kërkimit dhe inovacionit, vendet duhet të behen vende anëtare të mekanizavave të Tregut të Vetëm duke pasur një akses më të madh në instrumentet financiare. Universitet e Ballkanit do të bëhen pjesë e “Aleancës së Vendeve Europiane” në bazë të një certifikimi. Znj.Odeta përmendi se gjatë Samitit të mbajtur në Tiranë u nënshkruan 3 marrëveshje ku dy nga të cilat ishin marrëveshje që sillnin njohjen e ndërsjelltë të normave dhe njohjen e ndërsjelltë të kualifikimeve profesionale. Shqipëria është vendi i parë që plotësoi procedurat ligjore për këto marrëveshje. Kjo sjell vazhdimësi për marrëdhenie më të forcuara dhe integrim gradual. Shqipëria ka bërë përparim përsa i përket 4 fushave të Tregut të Vetëm Rajonal. Barbullushi theksoi se tek rrugëtimi institucional dhe rregullator janë bërë shumë hapa përpara por ende nuk kemi arritur ti afrohemi standardeve dhe zhvillimit ekonomik të vendeve të Ballkanit. Përsa i përket fushës së shërbimeve në bazë të marrëveshjes së Ceftës,Shqipëria është akoma në fazën e përmirësimit të kuadrit ligjor për shumë shërbime si heqjen e tarifave ose barrierave për zhvillimin e tyre. Fusha më pak e zhvilluar për vendin tonë është ajo e investimeve sepse vendet e shohin veten me konkurruese,dhe është akoma edhe më sfiduese krijimi i një kuadri rregullator
Gentjan Skara, Kolegji Universitar Bedër bëri një krahasim analitik mes nismave të bashkëpunimit rajonal sic janë Cefta 200, RCC, Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur. Prezantimi kaloi tek analizimi i marrëveshjeve ku u përmend CEFTA e cila ka hyrë në fuqi më 21 dhjetor 1992 , dhe fokusi kryesor ishte shkëmbimi i përbashkët i lirë midis vendeve anëtare dhe zbatimin e konkurrenës së drejtë. Një tjetër instrument që u prek ishte Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit (RCC) që fokusohet në 5 fusha kryesore në zhvillimin ekonomik dhe social, energjia dhe infrastruktura, drejtësia dhe punët e brendshme, bashkëpunimi për sigurinë dhe ndërtimin e kapitalit njerëzor. Samiti i Berlinit ishte një pikë tjetër e trajtuar, ku fokusi kryesor i tijë ishte mbarëvajtja e procesit për të bërë progres real gjatë reformës, të zgjidhë çështjet e pazgjidhura dypalëshe dhe të brendshme dhe të rrisë bashkëpunimin ekonomik dhe rajonal për rritje të qëndueshme. Në vëmendje u soll dhe Ballkani i Hapur i cili si synim kryesor ka gjetjen e praktikave të duhura që do të mundësonin lëvizjen e lirë dhe pa barriera për njerëzit, mallrat dhe shërbimet mes vendeve të Ballkanit. Kjo është një iniciativë që u nis nga tre shtetet që ishin Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Në krahasimin e marrëveshjes, CEFTA, Open Balkans dhe Tregut të Vetëm Rajonal ky i fundit është ai që ka më shumë epërsi sepse plotësonte më shumë fusha.
Tomas Strazay, Drejtor i (RC SFPA) foli rreth krijimit të disa formateve të bashkëpunimit që ndryshojnë bazuar në pozicionet gjeografike po kanë të njëjtat synime dhe objektiva por që lufta ka pasur ndikim dhe në funksionimin e tyre. Kjo kishte sjellë dhe ndryshime mes bashkëpunimeve të shteteve i cili është zbehur në bazë të qëndrimeve përkatëse. Gjatë komunikimit që Z.Strazay zhvilloi u bë një prezantim rreth avancimit të politikave dhe bashkëpunimeve me vendet e Bashkimit Europian. Aktuale ishte mbështetja politike ndaj vendeve europiane që lidhej me transportin dhe sigurinë.
Përsa i përket bashkpounimeve mes shteteve të Visegradit u theksua se nuk mund të merreshin si bllok sepse nuk ekzistonin institucione përkatëse,kjo sillte që edhe bashkëpunimi mes tyre të ndodhte në bazë të interesavenë situata normale,ndërsa në çështje delikate dhe situata krize ose dhe në lidhje me marrëdhëniet me shtetin Rus para dhe pasë luftes shihet se shtetet kanë pikëpamje të njejta duke rritur kështu bashkëpunimin mes tyre. Nga vendet e Visegradit ka suportim të shumtë ndaj vendeve të Ballkanit për zhvillim e tyre.
Strazay rekomandoi se për të pasur një bashkëpunim më të mire mes Shqipërisë dhe vendeve të Visegradit do të duhet të ketë dhe një kampus tjetër në Tiranë. Vendet e Visegradit nuk paraqesin modele te gatshme bashkëpunimi kështu që mund të merren si referim vetëm disa elemente ku një nga to ishte gatishmëria për tu dakortësuar ndaj saksioneve të marra për Rusinë.