
Kapitulli 32 fokusohet në miratimin e standardeve botërore si COSO, INTOSAI dhe praktikat e auditimit për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Europian dhe Euros nga falsifikimi. Objektivat kryesore janë stabiliteti financiar, parandalimi i keqpërdorimit të mjeteve financiare, zhvillimi i sistemit efikas të Kontrollit të Brendshëm Publik, mbrojtja e interesave financiare të BE-së dhe lufta kundër korrupsionit. Diskutimet e grupit të punës përfshijnë kontrollin e brendshëm financiar publik, auditimin e jashtëm dhe parandalimin e falsifikimit të Euros.