Mirë se vini në Platformën Burimore për MEL!
Kjo platformë elektronike është hapësira juaj kryesore për të kuptuar Monitorimin, Vlerësimin dhe Nxënien (MEL) në Politikat Publike në kuadër të Shtetit të së Drejtës në Shqipëri. Nëse jeni përfaqësues i një organizate të shoqërisë civile, studiues, vendimmarrës, apo qytetar i angazhuar – këtu do të gjeni video, prezantime, dokumente dhe burime të tjera me rëndësi që do t’ju ndihmojnë të orientoheni në parimet, mjetet dhe praktikat më të mira të MEL.
Ju ftojmë të eksploroni videot, prezantimet dhe materialet kërkimore më poshtë dhe përfitoni njohuri të vlefshme mbi mënyrën sesi MEL forcon transparencën, llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian.





