728 x 90

Forcimi i kapaciteteve të OSHC-ve për rolin e tyre mbikëqyrës mbi qeverisjen e mirë dhe shtetin e së drejtës




Ky komponent fokusohet në forcimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile (OSHC) në Shqipëri për të monitoruar dhe vlerësuar në mënyrë efektive progresin e reformave të nxitura nga BE-ja, veçanërisht në fushat që lidhen me qeverisjen e mirë dhe shtetin e së drejtës.

Ai synon t’u ofrojë OSHC-ve njohuritë dhe mjetet e nevojshme për të ndjekur nismat e qeverisë, për të vlerësuar zbatimin e reformave dhe për të garantuar llogaridhënie në procesin e integrimit europian.

Përmes forcimit të kapaciteteve të tyre, ky komponent i mundëson OSHC-ve të luajnë një rol aktiv në formësimin e politikave publike, të advokojnë për transparencë dhe të mbajnë institucionet përgjegjëse për përmbushjen e angazhimeve ndaj standardeve të BE-së.

Akademia e Shtetit të së Drejtës

Tre Edicione me nga 10 module secili për 120 aktivistë, mbi integrimin në BE dhe negociatat, duke u fokusuar në kapituj specifikë të Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

Visit AIEN

Trajnime mbi MEL

12 aktivitete për ndërtimin e kapaciteteve, duke përfshirë 240 pjesëmarrës nga OSHC-të, aktivistë dhe profesionistë, përmes trajnimeve dhe platformave e-learning, të dizajnuara mbi kapitujt specifikë të Grupkapitullit 1.

Visit Eurokonventa

Realizimi i pesë Udhërrëfyesve

Udhëzime për monitorimin e progresit të vendit në integrimin në BE dhe negociata, duke ofruar orientim praktik mbi vlerësimin e reformave dhe nismave të ndërmarra për Grupkapitullin 1.

Visit Eurokonventa
E-Learning