728 x 90

Forcimi i dialogut të politikave dhe rritja e pjesëmarrjes civike në kuadër të Grupkapitullit 1: Themeloret




Ky komponent është hartuar për të përmirësuar dialogun e politikave dhe për të rritur pjesëmarrjen qytetare në procesin e reformave për integrimin në BE, duke u fokusuar veçanërisht në Grupkapitullin 1: Themeloret, i cili përfshin fusha si shteti i së drejtës, sistemi gjyqësor dhe lufta kundër korrupsionit.

Qëllimi i tij është të krijojë hapësira bashkëpunimi ndërmjet organizatave të shoqërisë civile (OSHC), institucioneve shtetërore dhe ekspertëve të BE-së për të diskutuar reforma të rëndësishme.

Përmes këtij bashkëpunimi, projekti synon të sigurojë që OSHC-të dhe qytetarët të marrin pjesë aktive në formësimin e reformave dhe të mbajnë institucionet përgjegjëse.

Konventa Kombëtare

Krijimi i 5 Grupeve të Punës për secilin kapitull të Grupkapitullit 1 dhe organizimi i 33 sesioneve periodike të Grupeve të Punës. Çdo vit organizohet një Sesion Plenar që përfshin të gjithë ekspertët e Grupeve të Punës, institucionet, OSHC-të dhe anëtarët e tjerë të tyre.

Visit EuroKonventa

Sesione mentorimi për kapitujt

Bazuar në ekspertizën e ekspertëve të BE-së, deri në 30 OSHC po përfitojnë udhëzime praktike dhe një orientim të qartë mbi procesin e konsultimit.

Visit SFPA

Realizimi i dokumenteve të politikave

Duke u fokusuar në çështjet kyçe të Kapitujve 23 dhe 24, synohet të analizohet ecuria e reformave të zbatuara, sfidat në procesin e përafrimit të legjislacionit, si dhe të promovohet bashkëpunimi ndërmjet aktorëve shtetërorë dhe atyre joshtetërorë.

Visit EM-AL
E-Learning