Tregu i Vetëm e konsideron BE si një territor pa kufij të brendshëm ose barriera për lëvizjen e lirë të produkteve dhe shërbimeve. Një treg i vetëm stimulon konkurrencën dhe tregtinë, përmirëson eficiencën, rrit cilësinë dhe ndihmon në uljen e çmimeve. Tregu i vetëm europian është një nga arritjet më të mëdha të BE-së. Për ta bërë këtë treg funksional e të qëndrueshëm janë krijuar katër liritë e lëvizjes: e personave, produkteve, shërbimeve dhe kapitalit. Ky Grup Pune analizon dhe shqyrton këta katër kapituj: Kapitulli 1, 2, 3 dhe 4, si dhe Kapitullin 20 – Politikat Industriale dhe Ndërmarrjet.
Për tu bërë pjesë e këtij Grupi Pune ju ftojmë të plotësoni Formularin e Regjistrimit.
Konventa 2021 – 2023