Tregtia dhe çështjet ekonomike

Flag_of_Europe2_360-1

Tregu i Vetëm e konsideron BE si një territor pa kufij të brendshëm ose barriera për lëvizjen e lirë të produkteve dhe shërbimeve. Një treg i vetëm stimulon konkurrencën dhe tregtinë, përmirëson eficiencën, rrit cilësinë dhe ndihmon në uljen e çmimeve. Tregu i vetëm europian është një nga arritjet më të mëdha të BE-së. Për ta bërë këtë treg funksional e të qëndrueshëm janë krijuar katër liritë e lëvizjes: e personave, produkteve, shërbimeve dhe kapitalit.