Monitorimi i kapitujve 23 dhe 24 të pranimit në BE të Shqipërisë nëpërmjet këndvështrimit të shoqërisë civile

23 dhe 24 kas

Në kuadrin e projektit “Monitorimi i Kapitujve 23 dhe 24 të pranimit në BE të Shqipërisë nëpermjet këndvështrimit të Shoqërisë Civile”, mbështetur nga Fondacioni Konrad-Adenauer-Stiftung, nëpërmjet programit për sundimin e ligjit në Europën Jug-Lindore (RLP, SEE)Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) organizoi në Tiranë më 23 tetor 2017 aktivitetin informativ në të cilin ekspertët paraqitën raportet përkatëse të monitorimit.

Z. Florian Xhafa dhe znj. Holta Ymeri prezantuan gjatë aktivitetit fazën aktuale të reformave në lidhje me rekomandimet dhe direktivat, nivelin e zbatimit të politikave, boshllëqet legjislative ekzistuese dhe të krijuara si dhe rolin e kontributin e faktorëve të ndryshëm institucionalë në fushat kryesore të trajtuara në kapitullin 23 dhe 24, duke marrë parasysh zhvillimet dhe situatën në vitin 2017. Disa nga temat e trajtuara nga raportet e monitorimit janë: i) reforma gjyqësore; ii) lufta kundër korrupsionit; iii) bashkëpunimi gjyqësor në çështjet civile; iv) ekstremizmi dhe radikalizmi i dhunshëm; v) politikat e migrimit; vi) krimi kibernetik.

Znj. Holta Ymeri, kryeredaktore e Revistës Juridike Shqiptare, pranoi progresin që po trajtohet përmes reformës, por parashtroi situatat problematike të krijuara gjatë gjithë kësaj faze tranzitore. Lufta kundër korrupsionit dhe procesi i vlerësimit (vetingut) shihet gjithashtu me përparësi lidhur me masat e nevojshme të këshilluara nga raportet e mëparshme të progresit. Një diskutim i tillë provokoi një debat konstruktiv me pjesëmarrësit që nënvizuan problemet që infrastruktura jo e përshtatshme dhe stafi i kufizuar i paraqesin gjyqësorit dhe pyetjet që pasuan lidheshin me mundësinë e ndërtimit të një gjyqësori të pavarur dhe të paanshëm.

Z. Florian Xhafa, tema e ekspertizës e së cilit përfshin analizën ligjore të Kapitullit 24, trajtoi çështjet e bashkëpunimit të gjyqësorit në çështjet e së drejtës civile, luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, sigurisë kibernetike dhe migrimit në kuadër të procesit të integrimit europian. Megjithëse pjesa më e madhe e vëmendjes u përqendrua në çështjet e reformimit të gjyqësorit, ende çështje teknike të tilla mbajnë një rëndësi parësore në funksionimin e sundimit të ligjit në një shoqëri që synon të rrisë dhe thellojë më tej lidhjet financiare ose private, me shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Një nga sugjerimet kryesore të propozuara është heqja e procedurave të ekzekutimit që ndërlikojnë zgjidhjen e çështjeve të kompetencave ndër rajonale. Trajnimi i gjyqtarëve u dha si propozim gjithashtu, me qëllim të rritjes së kontributit të zyrtarëve në sistem. Studime të hollësishme mbi përvojën dhe ekspertizën në Shqipëri konsiderohen të nevojshme dhe nuk duhet të shihen si të ndara nga reforma gjyqësore në procedurat e saj kryesore. Ekspertiza të tilla provokuan shumë diskutime, me pyetje që varionin mbi shkaqet e mundshme të ekstremizmit në perspektivën e valës së migrantëve në të ardhmen.

Z. Periand Teta, një ekspert ligjor i njohur, i cili ndau gjetje të rëndësishme në lidhje me aspektin e Drejtësisë dhe të Drejtave Themelore. Ndërkohë, një vëmendje e konsiderueshme iu kushtua Reformës në Drejtësi, një proces që është në progres ndërmjet Institucioneve Shqiptare me qëllim balancimin dhe garantimin e një cilësie të duhur të sundimit të ligjit në vend.

Znj. Dorina Ndreka, pedagoge e së Drejtës Ndërkombëtare Private, analizoi bashkëpunimin ndër-sektorial të gjyqësorit në çështjet e së drejtës civile në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë. Ajo theksoi rëndësinë e lëvizjes nga planifikimi strategjik në veprime konkrete nga institucionet kompetente, si dhe koordinimin më të mirë të këtyre institucioneve të zbatimit të ligjit dhe institucioneve gjyqësore midis tyre dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Z. Redion Qiriazi analizoi në detaje sfidat e sigurisë të paraqitura për Shqipërinë për shkak të dinamikës gjeostrategjike të kohëve të fundit, si dhe faktorëve shoqërorë që nxisin individët dhe grupet drejt radikalizmit. Duke iu referuar sigurisë kibernetike, zbatimi i masave nuk është kryer plotësisht sipas të dhënave të studimit. Nevoja për një ligj elastik për të përmbushur standardet europiane për shkak të dinamikës në një fushë të tillë të sigurisë u vlerësua gjithashtu si i rëndësishëm nga z. Qiriazi. Një fjalim i tillë, për rëndësinë e tij nxiti diskutime, me pyetje që varionin nga shkaqet e mundshme të ekstremizmit në perspektivën e valës së migrantëve në të ardhmen.

Ky diskutim i hapur dhe informues arriti të përmirësonte njohuritë e një grupi të përcaktuar mbi çështjet e sundimit të ligjit, rolin dhe kontributin që institucione ose faktorë të ndryshëm kanë për të shtyrë përpara procesin, progresin aktual të arritur dhe arriti t’i ndihmojë ata për të pasur pritshmëri reale.