Grupet e punës

Grupet e punës do të krijohen në bazë të çështjeve të rëndësishme për shtetin. Secili Grup Pune do të kryesohet nga dy bashkë-drejtues, dhe do të përbëhet nga një ekspert i brendshëm i Grupeve të Punës dhe anëtarët e rregullt. Përfaqësuesve të strukturave qeveritare (ministritë dhe agjencitë përkatëse) do t’u ofrohet të marrin bashkë-kryesimin e grupeve të punës. Në rast se ata refuzojnë ofertën do të adresohen ekspertë nga sektori privat dhe organizatat jo-qeveritare. Çdo Grup Pune do të inkurajohet që të ftojë një ekspert të huaj që të marrë pjesë në seancat e Grupit të Punës. Pjesa dërrmuese e aktiviteteve do të zhvillohen në kryeqytet, për të nxitur ndërgjegjësimin e rëndësisë kritike të institucioneve në nivelit shtetëror, njohur nga BE-ja si homologët në negociata, me qëllim suksesin e reformave dhe integrimit në BE. Të paktën një e treta e eventeve pjesë të projektit do të mbahen jashtë kryeqytetit – në rrethe të Shqipërisë.

Përfaqësuesit e mediave kombëtare dhe rajonale do të ftohen në Seancën Plenare të Konventës. Seanca Plenare dhe secila Mbledhje e Grupit të Punës do të shoqërohet me konferencë për shtyp. Përveç kësaj, do të publikohet libri me rekomandimet, produkt i grupeve të punës gjatë gjithë periudhës së projektit.

indexRegjistrim Konventa për Integrim Europian Grupe Pune-Shoqëri Civile

Grupet e punës