GP IV, Sesioni 1: Sfidat e Shqipërisë në kuadër të kap. 22 dhe menaxhimi i fondeve të BE, 23 tetor 2020

collage wg IV session 1 NCEI 2020

Më 23 tetor 2020, Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA), në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit (ADF) në partneritet me Slovak Foreign Policy Association, në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian 2019-2021, organizoi Sesionin 1 të Grupit të Punës IV me fokus Kapitullin 22. Tema e takimit ishte “Sfidat e Shqipërisë në kuadër të Kapitullit 22 dhe menaxhimi i fondeve të Bashkimit Europian”. Grupi IV i Punës në sajë të përvojave të ekspertëve, po vlerëson çështjet që lidhen me procesin e zbatimit të programit kombëtar IPA dhe menaxhimin e fondeve të BE nga Shqipëria; negociatat me BE për Kapitullin 22;  programimi dhe zbatimi i programeve financiare me vëmendje të veçantë në nivelin kombëtar dhe rajonal.

Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i EMA , hapi Sesionin 1 për Grupin e Punës IV të Konventës. Konventa Kombëtare e Integrimit Europian ka mbi 15 vite qe aplikohet në vende të ndryshme ku një pjesë e tyre  janë pjesë e BE si Sllovakia ku ky projekt është zbatuar për herë të parë. Po ashtu Konventa zbatohet aktualisht në Serbi, Mali të Zi, Maqedoni e Veriut ku kërkohet të ketë dialog të mirë midis institucioneve dhe grupeve të interesit të cilët duan të marrin pjesë në këtë platformë. Konventa synon përgatitjen e vendit dhe institucioneve në procesin e integrimit europian. Shqipëria ka filluar që në 2016 me sesionin e 1 të Konventës duke targetuar shumë fusha, por jo atë të bashkëpunimit rajonal i cili zhvillohet për herë të parë mbuluar në kapitullin 22.  Nëpërmjet Konventës synohet realizimi i  tryezave  të  diskutimit e të sjellin informacione të reja, praktika të mira dhe një proces të gjerë konsultimi ku është e mundur të thirret ekspertiza vendase dhe e huaj. Në  konventën e këtij viti është janë  parashikuar 4 sesione për çdo kapitull që lidhen me tema si: drejtësia; çështjet e brendshme, siguria; bujqësia, siguria ushqimore; dhe zhvillimi rajonal, të cilat janë të rëndësishme për procesin e integrimit europian dhe specifikisht për procesin e negociatave.

Ermal Ilirjani, kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit (ADF) falenderoi për pjesëmarrjen në këtë diskutim i cili është me rëndësi përsa i përket situatës ku ndodhet Shqipëria në procesin e integrimit europian, hapave të reja që ka marrë zhvillimi rajonal dhe roli i Fondit Shqiptar të Zhvillimit në këtë proces. Aktualisht qeveria shqiptare ka miratuar kuadrin ligjor, institucionet dhe aktorët sa i përket zhvillimit rajonal dhe kohezionit. ADF është dhe institucioni të cilit i është ngarkuar zhvillimi rajonal i cili asiston në nivel qendror dhe lokal për hartimin e dokumenteve të ratifikimit që janë hapi pasardhës për zhvillimin rajonal në vitet pasardhëse.

Florian Xhafa, ekspert i Konventës prezantoi një panoramë të Shqipërisë për çështjet e zhvillimit rajonal dhe programit  të ndihmës së BE. Prezantimi i zotit Xhafa u fokusua tek 3 çështje kryesore: – Eksperienca e Shqipërisë me fondet e Bashkimit Europian dhe donacionet e saj, IPA 1 dhe IPA 2; – Sfidat e integrimit europian nën kuadrin e kapitullit 22 të Acquis; –Dallimet kryesore të menaxhimit të fondeve para anëtarësimit dhe pas anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në lidhje me fondet e Bashkimit Europian, ai theksoi se BE është donatori më i madh në Shqipëri. Instrumentet për asistimin para anëtarësimit në Bashkimin njihen si  IPA dhe programi vjetor për financimin e vendit llogaritet deri në  459 milion euro për  vitet 2007-2013(IPA 1) dhe 639.5 milion Euro 2013-2020 (IPA 2). Fondet janë të shpërndara përkatësisht sipas kapitujve:  Demokracia dhe Qeverisja (32,6%), Sundimi i Ligjit dhe Të Drejtat Themelore (20,9%),  Ndryshimet Klimatike në Energji (4,7%,), Transporti (3,8%), Zhvillimi Bujqësor (20,6%),që përben dhe pjesën  më të madhe të donacioneve, Arsimi dhe Politikat Sociale (9,4%). Shumica e donacioneve të siguruara nga IPA 2 janë investuar në kapitujt 23dhe 24  përfshirë  Reformën në Drejtësi. Nga ana tjetër gjatë  2021-2027 pritet të zhvillohet IPA 3. Shqipëria gjithashtu merr pjesë edhe në programe të tjera të financuara nga Bashkimi Europian, si “Western Balkan Investments Framework” , “ERSAMUS”, “Finance  Crossborder” dhe  programe të  koorporatave territoriale. Përsa i përket menaxhimit të fondeve, ekzistojnë 4 lloje të tij, por ato më të përdorurat janë : menaxhim i drejtpërdrejtë nga autoriteti kontraktues i Komisionit Europian; Indirekt me Organizatat Ndërkombëtare përmes delegatëve dhe marrëveshjeve dhe Menaxhim Indirekt me Shqipërinë. Në Shqipëri  ekziston gjithashtu një program për zonën rurale dhe një autoritet menaxhimi.

Vladimír Benč, Eksperti sllovak i Konventës paraqiti një prezantim me informacion të detajuar mbi Sistemin Menaxhues të ESIF në Sllovaki si dhe mbi Programin Operacional të Integruar Rajonal 2014-2020. Ai gjithashtu paraqiti një historik të shkurtër për vendin e tij, Sllovakinë dhe eksperiencën e saj lidhur me menaxhimin e fondeve të Bashkimit Europian. Sllovakia grumbulloi 1.219 miliardë Euro nga alokimi i përgjithshëm prej 1.169 miliardë Euro. Fondet shtesë nga Fondi i Kohezionit arritën shifrën 509.7 miliardë Euro. Plani Kombëtar i Zhvillimit (PZHK) i periudhës së programimit 2004-2006, duke respektuar nivelin e zhvillimit të qëndrueshëm, siguroi rritjen e PBB-së në një nivel që tejkalon 50% të PBB-së mesatare në vendet e BE-së deri në vitin 2006. Dokumentet e programimit për vitin 2014-2020 përfshijnë tre nivele: Niveli i BE-së (Kuadri i përbashkët strategjik, ERDF, ESF, CF, EAFRD, EMFF); Niveli kombëtar (Marrëveshja e partneritetit ERDF, ESF, CF, EAFRD, EMFF) dhe Niveli kombëtar ose rajonal (Programet Operative nën ERDF, SF dhe CF, Programet e Zhvillimit Rural (EAFRD) dhe Programet Operative për EMFF). Gjatë prezantimit ai u shpreh gjithashtu se pasi një vend anëtarësohet në Bashkimin Europian, një numër i konsiderueshëm i fondeve ESIF do të rriten dhe vendi do të ketë mbështetjen e plotë të BE. Ai gjithashtu prezantoi disa nga problematikat kryesore dhe sfidat me të cilat është përballur Sllovakia në lidhje me politikën rajonale dhe zgjidhjet në mënyrë që Shqipëria të përfitojë nga përvoja Sllovake, të tilla si: ndryshime të mëdha rajonale në papunësi; probleme me përdorimin e fondeve të BE-së për shkak të korrupsionit; probleme në kapacitete për shkak të strukturës së re institucionale; centralizimi i vendimmarrjes në lidhje me fondet ESIF; dhe harxhimi i burimeve monetare për shkak të politikëbërjes jo konsistente. Zoti Benč paraqiti 2 raste studimore të Programeve Operacionale: 1.IROP dhe 2.Programin e Zhvillimit Rural. Objektivi global i IROPs është të kontribuojë në promovimin e cilësisë së jetës dhe të sigurojë qëndrueshmërinë e shërbimeve publike me ndikim në zhvillimin rajonal të ekuilibruar dhe të qëndrueshëm si dhe kohezionin ekonomik, territorial dhe social. Qëllimet e Programit të Zhvillimit Rural për 2014-2020 janë: rritja e konkurrencës në sektorin e bujqësisë dhe pylltarisë duke mbështetur investimet të cilat sjellin vlera më të larta në prodhimin primar dhe duke rritur efikasitetin e organizimit të zinxhirit të furnizimit. Benč gjithashtu shpjegoi Programimin, Partneritetin, Menaxhimin dhe mënyrën e funksionimit të tyre. Përpara anëtarësimit, pothuajse gjithçka që bëri Sllovakia duhej të miratohej nga Komisioni Europian. Koordinimi midis kapitujve ishte gjithashtu shumë i rëndësishëm.

Aktivitetin mund ta gjeni dhe ne YouTube: https://youtu.be/FPD6lWGPCrE